Pas ngërçit politik krijuar nga mosdekretimi i Metës, ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Ky i fundit ka sqaruar situatën e vitit 2016, kur ishte në një situatë të ngjashme politike.
Në një reagim për ‘Neës24’, ish-presidenti ka sqaruar edhe njëherë kërkesën që bëri në 2016-ën pranë Gjykatës Kushtetuese, së cilës iu drejtua për interpretim të kompetencave të kreut të shtetit lidhur me dekretimit të dy ministrave Milva Ekonomi e Arben Ahmetaj.
Nishani ka treguar detaje nga përgjigja asokohe e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundi të bënte një interpretim të nenit 98 pika 1 e Kushtetutës.
Sipas Nishanit Kushtetuesja njoftoi në 2016-ën se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk kishte një situatë konkrete. Nishani shton më tej se Gjykata Kushtetuese pretendonte se “duhet të ishim në kushtet e mosdekretimit të ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin që ka një objekt dhe të vendosej të shqyrtohej”.
“Ka një korrespondencë dhe përgjigje nga Gjykatën Kushtetuese qe gjendet ne arkivin e Presidencës. Gjykata njoftoi se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk ka një situate konkrete. D.m.th ata thonin se duhet te ishim ne kushtet e mosdekretimit te ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin qe ka një objekt dhe te vendosej te shqyrtohej. Pra ne dhomën e këshillimit ata vendosen për te mos e kaluar ne seance. Kërkesa nuk kishte fare lidhje me bërjen e dekreteve për Ikonomi Ahmetaj se ato kërkesa nuk ishin për emra konkret por kërkohej interpretim i Gjykatës Kushtetuese për ato çështjet. Ne e nisem kërkesën pas dekreteve dhe miratimit te tyre ne Parlament”, pohon ish-presidenti Nishani.