Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga vijnë emrat e vendeve? Ja 4 burimet e tyre

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Nga vijnë emrat e vendeve? Ja 4 burimet e tyre

Emrat e vendeve të botës – Italia, Franca, Vietnami e kështu me radhë – janë çdo ditë në fokus të parullave të identitetit, fjalimeve politike plot frymëzim, protestave dhe aktiviteteve përkujtimore.

Nëse thellohemi në historinë e tyre etimologjike, zbulojmë se të gjithë, apo gati të gjithë, burojnë nga katër kategori themelore:emri i një popullate ose fisi, nga një tipar gjeografik,emri i një personazhi historik ose simbolik, ose një pike të rëndësishme në histori.

Në këtë përfundim mbërrin një studimi kryer nga “Quartz”, që zbulon se si në fund të fundit, zgjedhja e emrave të vendeve që na identifikojnë,është më shumë një proces i zakonshëm dhe demokratik, dhe nuk tregon ndryshime të mëdha.

Metoda

Gazetarët e “Quartz”, iu referuan biblës së toponimisë, Fjalorit të Saktë të Oksfordit të Emrave të Vendeve të Botës, për të gjetur origjinën e emrave të 195 shteteve të pavarura të njohura nga Shtetet e Bashkuara (një kriter ky i zgjedhur më shumë për lehtësi).

Kur emri origjinal ishte shumë i ndryshëm nga termi në anglisht, ata iu kthyen pas në origjinën e termit lokal që përdor çdo komb për t’iu referuar vetvetes:për shembull Suomi, për Finlandën. Në këtë mënyrë, ata përcaktua 4 kritere kryesore të emërtimit të vendeve, ndërsa nënvizuan se sipas përkufizimit, etimologjia e emrave të vendeve është shpesh e mjegullt.

  1. Fiset, mbretëritë dhe grupet etnike

Një e treta e emrave të vendeve të botës, vijnë nga emri i grupit më të vjetër të njerëzve që jetuan, ose migruan në atë territor. Kështu, Italia e ka marrë emrin nga Vituli (ose Viteli), një popullsi që jetonte në pjesën jugore të gadishullit; Franca, nga populli i frankëve; Vietnami, nga populli Viet, Koreja e Jugut (Daehan Minguk ) nga tre fise Han që jetuan në shekullin II-të para Krishtit.

Ndërkohë, disa shtete e kanë marrë emrin e tyre nga një përshkrim i karakteristikave fizike të popullatave origjinale. Për shembull, termi Papua – nga Papua Guinea e Re – duket se i referohet flokëve të ashpër të popullatave melaneziane.

  1. Karakteristikat e territorit

Çereku i emrave të shteteve të botës, buron nga disa aspekte gjeografike të një territorit të caktuar. Kështu,Algjeria e ka marrë emrin nga termi “algeri”, që do të thotë “ishujt, duke iu referuar ishujve dikur të pranishëm buzë kryeqytetit me të njëjtin emër,Algjerit.

Mali i Zi (Crna Gora në gjuhën vendase) tregon malin jugperëndimor Lovçen. Emri Islandë rrjedh nga një term i vjetër i norvegjishtes që do të thotë “Toka e akullit”.Disa emra vendesh rrjedhin nga përshkrimet e para të kolonëve evropianë.

Për shembull, Hondurasi vjen nga një shprehje spanjolle që do të thotë “ujëra të thellë”. Sierra Leone e mori këtë emër nga kolonët portugezë, ndoshta për të përshkruar tingullin e gjëmimit të bubullimave në kodrat prapa kryeqytetit, dhe jo për të treguar luanët.

  1. Momentet kyçe në histori

Në grupin e 195 shteteve mbi të cilat u krye ky studim, 25 janë emërtuar sipas drejtimit të tyre gjeografik. Për shembull, Nippon, emri i dikurshëm i Japonisë, do të thotë “toka e diellit në lindje”, duke iu referuar faktit se Japonia është në lindje të Kinës, dhe për këtë arsye në drejtim të agimit të Diellit në raport me një vëzhgues në Kinë. Ndërkohë, Norvegjia do të thotë “rruga për në Veri”.

  1. Njerëz të famshëm

25 vende të tjera janë emërtuar sipas emrave të njerëzve që kanë pasur një rëndësi të veçantë në historinë e tyre (zbulim, themelim, pavarësi …). Kështu, Filipinet e kanë marrë emrin nga mbreti spanjoll i shekullit XVI Filipit II. Bolivia e ka marrë emrin nga revolucionari venezuelian Simon Bolivar, që ishte vendimtar për pavarësinë e saj.

Izraeli është një emër tjetër për emrin Jakob, patriarku i popullit hebre. Dy Amerikat ia detyrojnë emrin e tyre Amerigo Vespuçit, eksploruesit italian që e kuptoi se toka e prekur nga evropianët nuk kishte asnjë lidhje me Inditë.

Kristofor Kolumbi është ai që la më shumë gjurmë nga të tjerët. Emri i tij është i lidhur me atë të 8 shteteve, dhe mendohet se ai ishte përgjegjës për emrin e shtetit ishullor të Shën Kits dhe Nevis.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/curiosita/quasi-tutti-i-paesi-prendono-il-nome-da-queste-quattro-cose

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: burimeemratvende

TË LIDHURA

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja
Bota

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut
Bota

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025
Next Post
Policia kontroll në Durrës/ Sekuestrohen armë dhe drogë, 3 në pranga (Video)

Policia kontroll në Durrës/ Sekuestrohen armë dhe drogë, 3 në pranga (Video)

Vrasja në Elbasan/ Ja çfarë i kërkoi ish-polici gruas para se t’i merrte jetën

Ekzekutoi bashkëshorten me kallashnikov, gjykata jep vendimin për ish-policin

Raketa kineze në rënie të lirë në Tokë: Trajektoret që lidhen me Italinë

Raketa kineze në rënie të lirë në Tokë: Trajektoret që lidhen me Italinë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com