Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga karkalecat tek salçiçet, transferimet më të çuditshme të futbollistëve në botë

6 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, TT, W-Instant
Nga karkalecat tek salçiçet, transferimet më të çuditshme të futbollistëve në botë

Transferimet e lojtarëve në ditët e sotme kanë kapur shifra marramendëse. Nëse një lojtar “shpërthen”, për ta marrë në skuadër do të duhet të paguash miliona euro. Transferimi më i shtrenjtë në botën e futbollit deri më sot është ai i Neymar, nga Barcelona te francezët e PSG-së. Këta të fundit paguan plot 222 milionë euro. Por shifrat e transferimeve nuk kanë qenë gjithmonë me shifra të “çmendura”, ka pasur raste më parë kur një futbollist mund ta afroje në skuadër duke paguar me salsiçe apo me një kostum sportiv. Më poshtë janë renditur 11 trasferimet më të çuditshme në botën e futbollit.

  1. Xhon Barnes – Një komplet veshjesh sportive

Kur ekipi i Uotford, vuri re se adoleshenti Xhon Barnes luajti shkëlqyeshëm ndaj tij për plot 90 minuta me skuadrën e tij Sadbëri Kërt vitin 1981, ata vendosën që ta transferojnë. Por shuma e harxhuar ishte qesharake, vetëm një komplet veshjesh sportive. Nga të gjithë lojtarët e shkëmbyer për ndonjë send fizik, ka gjasa që Barnes të ishte më i talentuari. Ai luajti 292 ndeshje për Uatford, përpara se të transferohej tek Liverpul për 900 mijë paund, ndërsa do të aktivizohej edhe në 79 ndeshje me kombëtaren angleze.

  1. Toni Kaskarino – Pajisje trajnimi

Kjo shumë është në fakt mjaft zhgënjyese. Transferimi i Kaskarinos nga skuadra e Krokenhill për tek Gillinghem, ishte vetëm për disa pajisje plastike për seancat e trajnimit në fushën e blertë. Ndoshta i ndier në siklet, vetë Kaskarino e hedh poshtë këtë pretendim, dhe këmbëngul që Gillingham në fakt e pagoi tarifën në shumën monetare të “disa pajisjeve të trajnimit”.

  1. Jan Rajt – Disa pesha

Ndodh shpesh në ligat e ulëta, që kur një skuadër dëshiron të blejë një lojtar nga një ekip edhe më amator, ai shpenzon vetëm ndonjë pajisje trajnimi, duke hequr me ketë rast qafe çdo hekurishte të mbetur në qendrën stërvitore. Pikërisht disa gjëra të tilla, u përdorën si tarifë transferimi kur legjenda e Arsenalit, Jan Rajt, u ble nga Kristal Palas nga skuadra e Grinuiç Borou.

  1. Zat Najt – 30 palë konstume sportive

Është gati e pamundur të besohet që Zat Najt, luajti 2 herë për kombëtaren e Anglisë, nëse kihet parasysh shuma qesharake e transferimit të tij tek skuadra e Fulhem. Presidenti i atëhershëm i klubit Muhamed Al-Fajed, e bleu Najt nga Rashall Olimpik, për vetëm 30 kostume sportive.

  1. Franko di Santo – 12 topa futbolli, 2 rrjeta golfi dhe 40 litra bojë

Sulmuesi spikati tek gjermanët e Verder Bremenit. Por kur Franko Di Santo u transferua nga skuadra argjentinase Tiro Suizo tek ekipi modest kilian Audax Italiano, kjo ndodhi sërish për një disa pajisjesh trajnimi.

  1. Erni Blenkinsop – 200 paund, dhe 45 litra birrë

Skuadra angleze Hall Siti, bleu Erni Blenkinsop nga Kaduorth në vitin 1921, për 200 paund dhe një sasi birre, një transaksion që sot tingëllon qesharak, por që kishte kuptim në atë kohë. Në fakt disa vite më vonë më vonë, banorët e Kaduorth kishin arsye të festonin me ndonjë gotë birrë, kur Blenkinsop luajti shumë shpejt për Shefilld dhe Liverpul, duke fituar gjithsej 26 kupa në karrierën e tij

  1. Kenet Kristensen – Pesha e tij në karkaleca

Skuadra Floey, e kategorisë së tretë në Norvegji, bleu sulmuesin Kenet Kristensen nga rivalët e tyre, Vindbjart, duke ofruar në këmbim në sasi karkalecash të freskët, sa pesha e vetë Kristensen, pra 75 kg. Kjo u duk si një mënyrë e mirë për të kompensuar mungesën e parave, një dukuri kjo jo e rrallë në ligat e ulëta të futbollit.

  1. Hjuxh Meklehanan – Një frigorifer plot me akullore

Mançester Junajtid, shfrytëzoi problemet financiare të Stokport Kaunti, kur nënshkroi një kontratë për transferimin e Hjuxh Meklehanan në vitin 1927. Pasi dëgjoi se Stokport mbante një ankand për të mbledhur fonde për klubin, ndihmës/trajneri Luis Roka, dha një ofertë që ai e dinte se Stolkport nuk mund ta refuzonte. Familja e Rokas, kishte një pastiçeri që bënte akullore në lagjen Njuton Hith të Mançesterit, dhe ofroi një frigorifer të mbushur plot me akullore, në këmbim të Meklehanan.

  1. Kristian Belgradean – Një gazsjellës

Kur një president klubi pyetet se çfarë do, për të lënë të lirë një lojtar të ekipit të tij, shumë shpesh e kufizon përgjigjen tek një shumë e caktuar monetare. Por në Rumani, kur skuadra e divizionit të parë Jiul kërkoi portierin Kristian Belgradean të Minerul, presidenti i kësaj të fundit Kornel Rasmerita, kërkoi ndërtimin e një gazsjellësi për qytetin e Lupenit, ku ai ishte kryetar bashkie.

  1. Ion Radu – Dy ton mish

Mesfushorit të ekipit rumun Jiul Petrosani, Ion Radu, iu ofrua një transferim në këmbim të 2 tonëve mish derri. Oferta erdhi në vitin 1998, nga ekipi i Valcea. Pasi pranoi marrëveshjen, presidenti i Jiul Petrosani, tha se mishi do të shitej për të paguar rrogat e lojtarëve.

  1. Marius Cioara – 15 kg salçiçe

Por jo të gjithë futbollistët rumunë, janë të gatshëm të përfshihen në transferime të tilla. Mbrojtësi i ekipit UT Arad, Marius Cioara, u zemërua kur klubi pranoi një ofertë prej 15 kg salçiçesh, për transferimin e tij tek skuadra e Regal Hornia në vitin 2006.

Në shenjë revolte, ai braktisi futbollin një ditë pas arritjes së kësaj marrëveshje, për të punuar në një fermë në Spanjë. Drejtuesit e Regal Hornia, nuk ishin të kënaqur me këtë vendim. Një zyrtar i klubit tha:”Ne jemi të mërzitur, pasi humbën 2 herë. Së pari humbëm një lojtar të mirë, dhe së dyti humbëm ushqimin e ekipit tonë për një javë të tërë!”./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: boteçuditshmefutbollistëveKarkalecatsalçiçettransferimet

TË LIDHURA

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua
Sport

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

10:03 | 21/08/2025
Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist
Aktualitet

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Next Post
Administrata në ‘festë’. Ja sa ditë pushimi do marrin punonjësit

Administrata në 'festë'. Ja sa ditë pushimi do marrin punonjësit

Nesër mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Nesër mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Zyrtari i lartë gjerman: PD të futet në zgjedhje!

Zyrtari i lartë gjerman: PD të futet në zgjedhje!

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua
Sport

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

by mirseda
10:03 | 21/08/2025
0

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 34 gola dhe dha 25 asistime, duke kontribuar në fitimin...

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj ka arritur në ambientet e SPAK.

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj ka arritur në ambientet e SPAK.

09:37 | 21/08/2025
“Çmendet” gruaja, i jep fund të gjithë familjes, i vetmi i shpëtuar djali i saj 3-vjeçar

“Çmendet” gruaja, i jep fund të gjithë familjes, i vetmi i shpëtuar djali i saj 3-vjeçar

09:19 | 21/08/2025
Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres

Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres

09:16 | 21/08/2025
Izraeli nis fazën e parë të ofensivës ndaj Gazës, periferitë tashmë të pushtuara

Izraeli nis fazën e parë të ofensivës ndaj Gazës, periferitë tashmë të pushtuara

08:59 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com