Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga hipizmi tek arrestimet, kush janë vëllezërit Bilali që u ekzekutuan në Shkodër

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
DETAJET/ Astrit Bilali iu përgjigj autorëve me zjarr. Gjendet arma e krimit

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të ekzekutuar dje në një atentat në oborrin e shtëpisë, nuk janë të panjohur për Policinë, pasi në vitin 2016 janë arrestuar për një arsenal armësh të gjetura në banesën e tyre.

Gjithashtu, Astrit Bilali, në vitin 2014, është dënuar për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, përpos ngjarjeve të përfshira, vëllezërit Bilali në Shkodër janë të njohur edhe për resortin e hipizmit. Astrit dhe Brahim Bilali ishin të apasionuar pas kuajve, duke pasur edhe një resort kuajsh në “Kiras”, ndërsa merrnin pjesë në gara të ndryshme me kuaj.

Ndërkohë, Brahim Bilali ishte kryetar i Shoqatës “2 prill 1990”, si edhe nismëtar në zhvillimin e meshës te varrezat e Rrmajit në 1900 dhe hapjen e xhamisë së Plumbit, po atë vit. Po ashtu, Brahimi ishte nismëtar dhe aktivist i shumë lëvizjeve demokratike të ndodhura në fillimvitet ’90. Ndërkohë, më 1 prill të vitit 2015, Presidenti i ka dhënë dekoratë Brahim Bilalit për lëvizjet e tij demokratike.

“Dekorata e Artë e Shqiponjës” iu akordua me numër dekreti 9030, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë të spikatur kundër diktaturës dhe shtypjes, si dhe sakrificave të pamohueshme në shërbim të përhapjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë”, njoftonte Presidenca, 4 vite më parë.

Ndërkohë, në qershor të vitit 2016, në kuadër të operacionit “Livadhet”, ku u arrestuan 6 persona si pjesë e një grupi që kishin kryer disa grabitje Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të ekzekutuar dje në një atentat në oborrin e shtëpisë, nuk janë të panjohur për Policinë, pasi në vitin 2016 janë arrestuar për një arsenal armësh të gjetura në banesën e tyre. me dhunë, u arrestuan edhe dy vëllezërit Bilali, pasi në banesat e tyre u gjetën arsenal armësh.

“Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, si dhe arrestimin e shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër”, njoftonte Policia 3 vite më parë. Në banesën e tyre, shpjegohej më tej në njoftim, u gjetën dhe u sekues truan armë të ndryshme si fishekë, armë gjahu shotgan, kallashnikovë, silenciator dhe disa armë të tjera.

Dy vite para këtij arrestimit, në prill të 2014ës, një punonjës Policie ka bërë kallëzim për Astrit Bilalin, sipas të cilit ai është kundërshtuar prej tij. Kështu, gjatë një ndeshjeje futbolli, ku ai ishte në shërbim, shpjegon se në momentin që po ndalonte djalin e Astrit Bilalit, Astmer Bilalin, i cili po i drejtonte një armë trajnerit të një prej ekipeve për të rinjtë, janë hasur me Astrit Bilalin, të cilin e kanë shoqëruar në komisariat, pasi i pengoi t’i arrestonin djalin.

“Duke kërkuar për këtë person kemi ndaluar një automjet blu me xhama të errët tip xhip. Drejtues mjeti ishte shtetasi Astrit Bilali, babai i Astmer Bilalit. Babai i tij po shkonte në këtë drejtim për t’i ardhur në ndihmë djalit të tij. Ne, si punonjës Policie, e ndaluam dhe e shoqëruam në Komisariatin e Policisë Shkodër. Në momentin që ka ndodhur kjo ngjarje kanë qenë prezentë të dy trajnerët e skuadrave”, ka dëshmuar polici.

Ndërkohë, më tej, ka shpjeguar se veprimet konkrete të babait të tij ishin këto: “Ai më ka kap nga mbrapa prej duarsh gjatë momentit që unë po tentoja ta kapja prej trupi të birin, por ai më mbajti nga pas, duke më thënë që më vrit mua, mos më vrit djalin, pra, ai bëri të mundur që unë të mos bëja detyrën time për kapjen e tij në momentin që ai ishte me armë në dorë dhe më qëlloi me grusht”, ka thënë në dëshmi punonjësi i Policisë./ Panorama.al

Tags: arrestimethipizmiShkodervellezerit Bilali

TË LIDHURA

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para
Aktualitet

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Next Post
Basha kopjon Ramën, videoja nga makina bëhet virale. Ndjekësit shkrihen së qeshuri

Basha kopjon Ramën, videoja nga makina bëhet virale. Ndjekësit shkrihen së qeshuri

Masakra e Tivarit, si i vrau Enver Hoxha 4 mijë djem e burra të Kosovës

Masakra e Tivarit, si i vrau Enver Hoxha 4 mijë djem e burra të Kosovës

FOTO/ Dalin mesazhet, Podolski i shkruan Ilda Bejlerit

FOTO/ Dalin mesazhet, Podolski i shkruan Ilda Bejlerit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026




TË FUNDIT

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi
Bota

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

by mirseda
21:25 | 24/02/2026
0

Një shpërthim në një ndërtesë trekatëshe sot pasdite në Prun, një fshat i vogël në Verona të...

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com