Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga falsifikimi i vizave te grabitjet në Gjermani, kapet në Durrës i riu shqiptar

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Operacioni mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese në Gjermani.

Në pranga një 27-vjeçar, i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”.

Pas një pune të mirëorganizuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Task Forca “Anti – Skifter” në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale si dhe Komisariatin e Policisë Durrës, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit shqiptar, A.L, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishtë person i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndalimi u bë në zbatim të letër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike etj.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri si dhe një automjet.

Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani, Task Forca “Anti – Skifter” dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani është provuar se ka kryer 25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018 në dhjetë rajone në Gjermani.

Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal.

Theksojme faktin se në muajin tetor të vitit 2018, pas bashkëpunimit të sukseshëm të organeve ligjzbatuese të Gjermanisë me Policinë Shqiptare u bë e mundur të identifikohet dhe të arrestohet shtetasi shqiptar G.SH, si pjesëtar i këtij grupi kriminal.

Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkomëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të shtetasit shqiptar A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania.

Goditja e këtij grupi kriminal u publikua edhe në mediat Gjermane, duke cituar prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore Gjermane, se Shqipëria prej disa vjetësh po vepron me forcë kundër krimit të organizuar dhe sidomos krimit të organizuar kundër pronës.

Operacioni “Anti – Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Ka dhe një vit kontratë, Casillas merr vendimin për të ardhmen pas sulmit në zemër

Gënjeu në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria kërkon dënim me burg për ish-gjyqtarin

Duel “titanësh” në UFC, ja pse Pettis refuzoi McGregor (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com