Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga biseda me kafshët tek fjetja në varreza/Traditat e çuditshme të Vitit të Ri

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Nga biseda me kafshët tek fjetja në varreza/Traditat e çuditshme të Vitit të Ri

Gëzim, fishekzjarre, shampanjë në orën 12 të mesnatës, numërimi i sekondave mbrapsht, dhe ndoshta një puthje me njeriun e zemrës. Kjo është pak a shumë atmosfera që mendojnë shumica për festën e Vitit të Ri. Në fakt, nëpër botë ka disa zakone të çuditshme që lidhen me këtë festë. Ja cilat janë ato:

Italia dhe vendet e Amerikës Latine: Duhet të vishni të brendshme me ngjyrë të kuqe

Në Itali është traditë të vishen të brendshme me ngjyrë të kuqe gjatë kësaj feste, për të ndjellë fatin e mirë. Kjo traditë, thuhet se është e trashëguar që nga mesjeta. Ndërkohë disa vende të Amerikës Latine si Brazili, Meksika dhe Bolivia, besojnë se pasuria e vitit që vjen përcaktohet nga ngjyra e mbathjeve tuaja. Për shembull, e kuqja sjell dashuri, e bardha paqen, ndërsa e verdha sjell pasuri dhe fat.

Danimarkë: Thyhen sa më shumë pjata tek dera e miqve

Në Danimarkë, njerëzit thyejnë enët e kuzhinës, dhe kryesisht pjata para dyerve të shtëpive të miqve të tyre. Pjatat e vjetra ruhen gjatë gjithë vitit, dhe kur mbërrin mesnata e datës 31 dhjetor, njerëzit vrapojnë nëpër lagjet e tyre, duke i thyer ato në dyert e banesave të miqve të tyre. Sa më shumë copa pjatash të thyera të ndodhen jashtë derës së dikujt, aq më shumë miq vlerësohet se ka ai, dhe aq më i mirë do të jetë fati i tij për vitin që vjen.

Spanjë: Secili ha 12 kokrra rrushi njëherësh, për të pasur fat në 12 muajt e vitit

Kjo traditë e bazuar më shumë bestytni, daton të paktën që nga viti 1895. Ajo është bërë popullore nga disa vreshtarë, që synonin të shisnin sa më shumë bistakë nga rushi që kishin vjelur në verë. Sipas besimit, kjo traditë sjell 12 muaj fat të mirë, me kushtin që 12 kokrat e rrushit, të hahen në të njëjtën kohë.

Rumani: Njerëzit ua thonë në vesh kafshëve dëshirat e tyre për Vitin e Ri

Në çdo rast shpresohet që njerëzit të mos kuptojnë, se çfarë “thonë” kafshët e tyre. Një komunikim i suksesshëm dhe deshifrimi i atyre që thonë, do të nënkuptonte një fat të keq. Nëse komunikimi nuk do të jetë i suksesshëm, viti në vazhdim do të jetë i mirë.

Kili: Njerëzit flenë gjumë mbi varret e të afërmve të tyre

Banorët e qytetit të Talkas në Kili, shkojnë natën e Vitit të Ri në varrezat e zonës për të fjetur. Banorët besojnë se atë natë, shpirtrat e të dashurve të tyre të vdekur kthehen në varreza për të kremtuar festat e fundvitit. Ndaj ata ndezin zjarre, çojnë ushqime, i dekorojnë varret, dhe në fund vendosin krevatët e tyre midis varreve, dhe flejnë për disa orë.

Zvicër: Hidhen përtokë akullore

Ndërsa rënia e akullores përtokë, shkakton zakonisht të qara tek shumë fëmijë të vegjël, në Zvicër njerëzit blejnë enkas akullore natën e ndërrimit të viteve, për t’i hedhur ato përtokë, në rrugë ose në dyshemenë e shtëpisë. Ky gjest, mendohet se sjell më shumë bollëk vitin e ardhshëm.

Kolumbi: Banorët bëjnë gati valixhen dhe vrapojnë përreth lagjes

E kush nuk e dëshiron një vit plot udhëtime dhe aventura? Kur troket ora 12 e mesnatës, kolumbianët rrëmbejnë valixhet e tyre me rroba, zbresin poshtë në rrugë, dhe vrapojnë rreth lagjes së tyre sa më shpejt që të munden. Nëse e bëjnë këtë në frymën e duhur, do të udhëtojnë gjatë vitit që vjen.

Tajlandë: Njerëzit lagen me ujë, dhe u hidhet pudër

Viti i ri në Tajlandë kremtohet në muajin prill. Ai festohet duke lagur me ujë dhe spërkatur më pudër njerëz të rastësishëm në rrugë. Uji është një mënyrë për të shfaqur respekt ndaj njerëzve, dhe simbolizon pastrimin. Në disa zona, uji është i përzier me lule dhe parfume tradicionale. Pudra konsiderohet një bekim për vitin e ardhshëm. Kjo festë quhet Songkran, e cila vjen nga fjala sanskrite “Samkranti”, që do të thotë “kalim astrologjik”, pra transformim dhe ndryshim.

Ekuador: Përdoren dordolecë me fytyrat e të famshmëve

Kur mbërrin mesnata e 31 dhjetorit në Ekuador, njerëzit dalin në rrugë me dordolecë, që kanë si fytyrë imazhet e figurave të njohurës së kulturës pop, politikanëve etj. Ndërsa simbolizon pastrimin nga e keqja e vitit të kaluar, kjo traditë daton që nga epidemia e etheve të verdha e vitit 1895, kur njerëzit i mbështillnin arkivolet me veshjet e të vdekurve, dhe i vinin atyre zjarrin si një simbol i pastrimit.

Peru: Ndeshje me grushta, ku përfshihen dhe gratë

Në Peru, festivali “Takanakuy” përkthehet në “kur vlon gjaku”. Por festimet përfshijnë kostume me ngjyra të ndezura, të ngrënët dhe të pirët, muzikën, vallëzimin. Në fund njerëzit mblihen nëpër arena, për të parë anëtarët e komunitetit që ndeshen me ngrushta me njëri-tjetrin. Kjo traditë përfshin të gjitha moshat dhe gjinitë, pra edhe gratë. Ajo shpresohet të krijojë lidhje më të forta brenda komuniteteve, të zgjidhë konfliktet, dhe të arrijë një paqe më të madhe për vitin që vjen.

TIRANA TODAY

Tags: shtete te ndryshmetraditatViti i Ri

TË LIDHURA

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë
Bota

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

18:09 | 09/09/2025
“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik
Bota

“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

18:00 | 09/09/2025
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025
Next Post
Si një dekadë zhgënjim i dha fuqi njerëzve të thjeshtë përmes protestave

Si një dekadë zhgënjim i dha fuqi njerëzve të thjeshtë përmes protestave

Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes / Policia: Autori në kërkim

Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes / Policia: Autori në kërkim

Çdo shofer kalon mesatarisht 6 muaj të jetës së tij para semaforëve

Çdo shofer kalon mesatarisht 6 muaj të jetës së tij para semaforëve

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
Showbizz

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

by mirseda
18:17 | 09/09/2025
0

Regjisorja Ajlin Petrela ka thyer heshtjen duke ndarë publikisht arsyet që çuan në ndarjen nga ish-bashkëshorti i...

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

18:09 | 09/09/2025
“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

18:00 | 09/09/2025
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025
Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve në Katar të jenë vigjilentë pas sulmeve izraelite

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve në Katar të jenë vigjilentë pas sulmeve izraelite

17:16 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com