Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, u prangos në Pikën Kufitare të Morinës, teksa po hynte në Shqipëri, pasi iu gjetën në makinë armë zjarri dhe fishekë luftarakë. Ajo ka tërhequr vemendjen për format e saj të kolme dhe për jetën e luksit që bënte.
Kryefjalë e mediave rozë ishin dhuratat e saj dhe kush fshihej pas saj. Jo vetëm kaq, por Fjolla pikaste edhe për videoklipet e saj të shtrenjta.
Shumë herë ajo është shfaqur në videoklipe edhe me armë zjarri, apo veshje tejet ekstravagante.
Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës që iu gjet në çantë, duke lënë jashtë përgjegjësive dy djemtë që e shoqëronin në momentin që u arrestua në pikën kufitare të Morinës.
Në dëshminë e saj, këngëtarja është shprehur se armën që kishte në çantë ia ka dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më dhe se e mbante në kujtim të tij. Dy personat me të cilët këngëtarja Fjolla Morina ishte brenda automjetit të llojit ‘AudiQ7’, kur u prangos janë Fitim Muji dhe Fisnik Syla.
Vetë këngëtarja, përmes dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor, ka dhënë detaje mbi personat me të cilët ishte në makinë. Dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji që u arrestuan bashkë me këngëtaren, janë shprehur se nuk kishin asnjë dijeni mbi armën që kishte këngëtarja.