pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvkolaybetjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetsalvadorsonbahis girişholiganbetgrandpashabetjojobetholiganbetbetsalvadorpalacebet girişpalacebetcasinoroyal girişcasinoroyalmercurecasino girişMercurecasinosonbahis girişsonbahismarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet giriştambetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinomarsbahiscasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişjojobetCratosroyalbetcasibom giriştambet girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetvdcasinomatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren siteler
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Klodian Tomorri

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lekë tatim mbi të ardhurat në dy vitet e ardhshme.

Një pastruese pastron tre shtëpi dhe paguhet nga 100 euro secila. Qeveria ja mbledh të tre pagesat dhe mbi shumën finale i ngarkon shkallaren progresive. Ky është shteti progresist dhe i ndershëm i së majtës.

Historia e përjashtimeve tatimore në Shqipëri nisi me ardhjen në pushtet të së majtës. Fillimisht me shëndetësinë dhe arsimin. Më vonë u shtri në media, ndërtim, turizëm dhe gjithandej. Kudo, ku kishte grupe interesi afër qeveri. Tani përjashtimet kanë shkuar aq larg sa që sistemi tatimor i vendit ka degjeneruar në një mekanizëm pervers dhe të pandershëm. Në sektorë të tërë të ekonomisë, taksimi ka marrë natyrë të pastër regresive, pra qeveria takson më shumë të varfrit se të pasurit.

Problemi me përjashtimet tatimore është se ato janë si infeksionet. Sapo i hap rrugë të parës, zgjon oreksin e të gjithë grupeve të interesit. Kërkesat e Federatës dhe klubeve të futbollit janë çmenduria e radhës. Mjafton vetëm një fakt për ta ilustruar. Qeveria shqiptare mbledh 350 milionë dollarë në vit nga tatim fitimi. Klubet e futbollit dhe Federata me kërkesat e tyre duan të privatizojnë 70 milionë dollarë, pra 20 për qind të të ardhurave që buxheti mbledh nga tatim fitimi. Ata janë duke kërkuar as më shumë dhe as më pak privatizimin e buxhetit.

Milano ka qenë kryeqyteti botëror i futbollit për dekada të tëra duke patur dy nga klubet më të fuqishme në Evropë, Milanin dhe Interin. Berlusconi, ish pronari i Milanit ka qenë kryeministri i Italisë për shumë vjet. Por në Itali, gjysma e rrogës së futbollistit i shkon shtetit si taksa dhe për asnjë moment, as Berlusconi, as Agnelli dhe as Moratti nuk guxuan të kërkonin përjashtime fiskale. Duan klubet shqiptare se i inkurajon sjellja e kryeministrit. Por çështja është shumë e thjeshtë. Pa futboll jetohet. Pa para për të mbështetur spitalet, shkollat dhe të varfrit nuk jetohet dot.

Shqipërisë i duhet një qeveri, e cila t’u japë fund të gjitha përjashtimeve tatimore dhe të ndërtojë një sistem tatimor, i cili i fton të gjithë qytetarët dhe bizneset që të kontribuojnë sipas pjesës së ndershme që u takon në arkën publike. Sistemi aktual ka degjeneruar dhe është bërë i pandershëm, joeficent dhe korruptiv.

Tags: klodian tomorrindalurNevojarrëniminsistemit tatimor

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Next Post

Fejohet ylli i futbollit Mario Balotelli, kush është bukuroshja nga Siçilia

Rriten tensionet në Kosovë, arrestohet një tjetër anëtar i UÇK

“Jo panik nga tërmetet”/ Eksperti: Kjo është vatër e re, nuk ka lidhje me atë të nëntorit







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Marrëveshja e paqes mes Iranit dhe SHBA-së, zbulohet vendi ku do të firmoset memorandumi të premten

by mirseda
17:28 | 16/06/2026
0

Sipas qeverisë zvicerane, teksti i marrëveshjes midis Iranit dhe SHBA-së do të nënshkruhet të premten në Bürgenstock,...

Rama publikon reagimin e gazetarëve: U sulmuan shoferë në protestë

17:25 | 16/06/2026

Goditet grupi i Dritan Gjikës, sekuestrohen vila e prona në Lalz

17:22 | 16/06/2026

Pas tragjedisë në Ksamil, largohen mjetet lundruese nga zona

16:56 | 16/06/2026

Balla-Schieder: Investimi në Zvërnes sipas standardeve të BE

16:27 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com