Nga: Mentor Kikia
S’ka pse të kesh qenë patjetër në burg apo të kesh pasuri të patundshme që të kandidosh për kryetar bashkie. Valdrinit, psh, i duhet të përgjigjet tani pse ka bërë deklarim të rremë në formular, dhe ka fshehur dënimin, apo të japë sqarime për origjinën e parave me të cilin ka ndërtuar këtë hotelin (në foto më poshtë).
Shkodra mund të kishte për kryetar bashkie sot njerëz shumë më dinjitozë, të aftë, të ndershëm dhe që do të kishin miratimin e kujtdo, të majtë e të djathtë. PS mund tu kishte ofruar shkodranëve arkitektin dhe intelektualin Zef Çuni (ky në foton më poshtë).
S’ka qenë në burg dhe ka bërë shkollë brenda dhe jashtë vendit. Zv/ministër kulture, ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, ka karrierë në politikë dhe administrim, ka drejtuar restaurimin e disa prej monumenteve më të rëndësishme të kulturës, etj.
Ja pse kandidatët duhet ti nënshtrohen zgjedhjeve paraprake brenda partisë, që të mos “rekomandohen” nga klientë e njerëz të fuqishëm të parasë apo edhe krimit, me biografi të njohur e të panjohur.
Këtu nuk është çështja që na u trazuan zgjedhjet në Shkodër, apo që i doli fjala Bashës. Çështja është tek formula, e cila prodhon gjithnjë probleme, pavarësisht kush e ka pushtetin. Pasi kryebashkiakët përzgjidhen nga kryetarët e partive, dhe popullit i kërkohet thjeshtë të vendosë nëse do të jetë i PD-së apo i PS-së.