E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Haradinaj: Dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë mirëpo, sipas tij, ai duhet të jetë pa kushte.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka thënë se qeveria i ka prezantuar vendeve të Kuint-it dhe Bashkimit Evropian, draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues.

“Pajtohem për nevojën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar Kuint-it dhe BE-së draftin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që përfshin temat për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarimi i Haradinaj, vjen dy ditë pasi vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare. Thirrjes së SHBA-së dhe BE-së për të shfuqizuar taksën, Haradinaj, deri më tani, i është përgjigjur negativisht. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...