Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Neutraliteti” serb dhe “mobilizimi” shqiptar për Ukrainën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Neutraliteti” serb dhe “mobilizimi” shqiptar për Ukrainën

Nga: Ben Andoni

Nëse ka një gjë që e bashkon Serbinë dhe Ukrainën është sensi i mëtuar i neutralitetit ushtarak!! Për të dytën, ky koncept ka rënë krejtësisht pasi ka shpallur direkt interesin për anëtarësimin në NATO. Kurse në rastin e Serbisë gjërat janë shumë më të komplikuara por edhe interesante.

Për shumë qytetarë shqiptarë, kur flitet për Serbinë neutrale ka një konfuzion. E para sepse ndër shqiptarë është e pamundur të mendohet se Serbia mund të jetë e tillë ndonjëherë. E dyta, sepse nuk njihet dokument zyrtar apo fakti se përballja me Kosovën, sidomos javët e fundit, na përshfaqi një Serbi agresive, që solli mjetet ushtarake shumë afër kufirit administrativ (Duke e shkelur hapur Marrëveshjen e Kumanovës), sipas tyre, por në fakt sot kufirit shtetëror që ndan me Kosovën.

Pse luhet me neutralitetin?! Për vende si Serbia dhe më parë neutraliteti, duket se ka një gjendje për të kapërcyer problematikat e mëdha dhe sidomos kurimin e imazhit pas luftrave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Ukrainës, nga ana tjetër, i është dashur për t’u përballur me vështirësitë e pafundme dhe provokimet me Rusinë, që në orët e fundit kanë shkuar deri në ekstremin e frikshëm…drejt një kërcënimi të armatosur.

Duke iu kthyer Serbisë, kemi një sens që duhet ta alarmojë disi sistemin ose zinxhirin komandues të mbrojtjes në vend. Kuptohet se në kushtet e “Balkan Open”, marrëdhënies jashtëzakonisht të mirë të çiftit Rama-Vuçiç dhe retorikës së kryeministrit shqiptar është disi e vështirë. Serbia po armatoset hap pas hapi dhe kjo nuk duket fare kot….

Shqipëria duhet të mendojë mirë edhe hapat “e kujdesshëm” të Serbisë, si ajo e orëve të fundit, ku presidenti Vuçiç po mendon për një rritje të furnizimeve të brendshme, me shkakun e luftës. Mënyra sesi e sheh ai luftën dhe Serbinë duhet të ngjalli pak vëmendje të shtuar në vend. Apo atë deklaratë të Verës 2021, kur Ministri Vulin, para tij, shpallte publikisht hapësirën e “Botës sllave” në Ballkan!!!

A janë vërtetë neutralë serbët? Dokumenti i vetëm, i cili e shpall neutralitetin e saj ushtarak konsiderohet një rezolutë e Asamblesë Kombëtare e vitit 2007, ku neutraliteti kuptohet si kufizim për anëtarësimin në NATO. E kuptueshme kjo për rolin e Aleancës në shkëputjen e Kosovës prej saj. Megjithëse u përdor nga politikanët serbë, deklarata nuk u miratua  as nga strategjitë e miratuara në vitin 2009 dhe as nuk u përshtat në legjislacionin vendas. “Strategjia e Mbrojtjes serbe e vitit 2009 tregoi se Serbia ishte e orientuar drejt sigurisë bashkëpunuese përmes mekanizmave të Partneritetit për Paqe (PfP). Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Forcat e Armatosura kryen reforma në përputhje me standardet e NATO-s dhe bashkëpunimi me NATO-n u intensifikua pas anëtarësimit në Partneritetin për Paqe në 2006”, shkruan Katarina Gjokić, për Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Që do të thotë se Serbia është duke luajtur në të gjithë skakierën ndërkombëtare për të përfituar sa më shumë. Kurse në aspektin e brendshëm është duke përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e saj dhe kjo pothuaj kalon me vëmendjen minimale në Shqipëri. Duhet të kujtohen disa shifra: Sa i përket investimeve, buxheti i mbrojtjes serbe është rritur 35% në vitin 2019 krahasuar me fillimin e vitit 2018. Shpenzimet e buxhetuara për pajisje janë 150% më të larta se të njëjtat në vitin 2018. Serbia po kultivon industrinë e mbrojtjes në vend dhe forcimin e ekonomisë, për t’i shërbyer asaj. Kurse sa i përket kapitalit njerëzor: Rekrutimi i detyrueshëm në Serbi është pezulluar në 2010, por ndryshimet legjislative në vitin 2018 kanë futur trajnimin e detyrueshëm ushtarak për burrat mbi 30 vjeç që se kanë bërë ushtrinë, kurse në shkollat e mesme prezantohen vazhdimisht materiale për prezantimin e shërbimit dhe dobinë e karrierës ushtarake, citohet Gjokiç.

Shqipëria po bën një gjumë letargjik dhe i mjafton anëtarësia në NATO. Kuptohet dhe angazhimet e saj të detyrueshme. I vetmi lajm i rëndësishëm, që lidhet me ushtrinë tonë, në ditët e fundit për “Ukrainën” ishte se Presidenti Republikës Ilir Meta u takua me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare. Nga burimet zyrtare:”Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion”.

Në pak iniciativat publike kur flitet për ushtrinë dhe kthimin e interesit për të, një mori kinsesh të mbysin dhe të kujtojnë komunizmin vetëm se u kujton faktin se Shqipëria nuk mund të rri kaq pasive dhe se rinia dhe qytetarët e saj duhet të jenë shumë më vigjilentë por edhe të përgatitur. Ukraina është vërtetë larg por vatrat e luftës mund t’i afrohen Evropës nga dita në ditë, kur kujton mosmarrëveshjet e tensionuara të dy fqinjëve tanë Greqisë dhe Turqisë dhe mbi të gjitha përballja e vështirë e Kosovës me Serbinë. Të gjithë këtë realitet, Shqipëria e ka “zgjidhur” me angazhimet e saj diplomatike dhe sidomos retorikën boshe, ku zakonisht nuk kuptohet asgjë…sesa të aftë jemi realisht të mbrohemi. “Mobilizimi” ynë ushtarak të sjell ndërmend jo thjesht apatinë por edhe mosmbledhjen prej kohësh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe pamundësinë e strukturave që të alarmojnë vërtetë atëherë kur duhet. “Neutralët” serbë duket se janë hapa të tëra para nesh, që e bërtasim kudo se jemi anëtarë të devotshëm të NATO-s. (Javanews)

Tags: ben andoniserbiUkrainë

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Përse një p*shtim rus i Ukrainës, do të dëmtonte edhe amerikanët

Përse një p*shtim rus i Ukrainës, do të dëmtonte edhe amerikanët

Përdornin të dhëna kartash bankare të vjedhura, pranga mashtrueses në Tiranë

Përdornin të dhëna kartash bankare të vjedhura, pranga mashtrueses në Tiranë

Unë e dua Malësinë e Gjakovës

Unë e dua Malësinë e Gjakovës

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com