Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nëse kryeministri Rama do të merrte sygjerime nga populli për mandatin e tretë…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Edi Rama do të prezantojë javën tjetër qeverinë e re. Në fakt s’ka asgjë të re, pasi është thjeshtë vazhdimësi. Por çfarë do të sjellë mandati i tretë, apo më saktë, çfarë duhet të sjellë? Ndryshimi nuk do të vijë nga emrat e ministrave, por nga filozofia e tyre, dhe mbi të gjitha, aftësia për të parë më larg se fundi i mandatit të tretë.

“Letrave nga populli” u ka ikur koha, por unë po përpiqem të bëj timen….

Padyshim që çdo gozhdë e ngulur në këtë vend është e nevojshme. Ndaj dhe asnjë investim nuk mund të thuhet se është tepër. Për 30 vjet ne dëgjojmë si prioritete, rrugë, ujë, drita…Por unë mendoj se ka disa fusha edhe më prioritare. Do të rendis dy, shkurtimisht:

Arsimi:

Me arsim unë nuk kuptoj shkollat e reja, ndërtesa të riparuara apo të reja fringo. Me shkollë unë kuptoj atë që bëhet brenda ndërtesës së shkollës. Cilësia e mësimdhënies, kurrikulat-cilësia e teksteve, laboratoret, futja e metodave që promovojnë nxënësit e mire… Shdërrimi i shkollës në një mjedis ku nxë dhe edukohesh, futja e konkurseve mes shkollave, mes klasave, krijimi një mjedisi që prodhon dhe promovon vlera, për tu treguar fëmijëve se modeli i suksesit nuk është ajo këngëtarja që lahet në vaskë mbuluar me Euro, as ai që këndon duke thithur kokainë në tavolinë. Në arsimim dhe edukim, më shumë se paraja kanë vlerë mendja, vizioni dhe përkushtimi. Dikur, unë kam marrë pjesë në një nga tryezat që zoti Rama, atë kohë në opozitë, organizonte për arsimin dhe kam thënë: Unë e kam bërë shkollën në një ndërtesë ku në mes të klasës kishim vënë një kovë që priste pikat e ujit që pikonte nga tavani kur binte shi. Ndërsa për tu ngrohur kishim një sobë që e mbushin me shkarpa. Por në atë klasë bëhej MËSIM dhe injektohej edukatë. Vazhdoj të mendoj se ajo shkolla ka qenë më e mire se këto te rejat moderne, ku mësuesi flet dhe nxënësit shikojnë Tik-Tok në telefona, edhe pse në tavane nuk pikon shi dhe për ngrohje ka kondicionerë.

Investimi në arsim nuk prodhon të ardhura dhe as “impakt publik”. Të investosh në arsim do të thotë të mbjellësh një pemë, e cila do të bëjë kokrra pas 20-30 vjetësh. Por kjo duhet bërë sot Z.Kryeministër, të mendojmë për pas 30 vjetësh!

Mjedisi:

Kjo verë na tregoi se sa zbuluar jemi për ti bërë ballë zjarreve. Dimri do të na ritregojë sa zbuluar jemi për tu bërë ballë përmbytjeve. Klima ka ndryshuar, vera është me gjatë, më e nxjehtë, më e thatë. Dimri i ngrohtë dhe reshjet bien pa asnjë rregull natyre, duke shkaktuar gjëma në pak orë. Me gjithë ligjet që miratojë, ne vazhdojmë të shkatërrojmë pyjet (ato që kanë mbetur) dhe lumenjve u jemi sulur sërish si para 20 viteve. Deti po përparon, duke rritur shkallën e erozionit dhe akush nuk e di se sa do ti jetë afruar Lezësh apo Durrësit pas 10 vjetësh, ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë edhe më pranë ujit. Pa folur për menaxhimin e mbeturinave, që po na mbysin. Sërish duhet të mendojmë përtej një mandati, të mendojmë për 10-20 e më shumë vite përpara.

Të investohet në këto fusha, nuk merr falenderime të menjëhershme. Por të jemi të sigurtë, pas të paktën 1 dekade, do të marrim mallkime, padyshim, nëse nuk veprojmë tani.

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post

Kanadaja, vendi i fundit që përfundon fluturimet e evakuimit

Ekonomia e Afganistanit është në krizë

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

90% e të shtruarve me Cov*d-19 në Infektiv, të pavaksinuar

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar 6 aeroporte në Iran
Bota

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar 6 aeroporte në Iran

by mirseda
08:54 | 23/06/2025
0

Ushtria izraelite thotë se ka kryer sulme ajrore në të paktën gjashtë aeroporte në Iranin perëndimor, lindor...

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

08:32 | 23/06/2025
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet  autori

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet autori

08:10 | 23/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

08:07 | 23/06/2025
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com