E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

90% e të shtruarve me Cov*d-19 në Infektiv, të pavaksinuar

Nga: Eduard Zaloshnja

Rreth 90% e të shtruarve me Covid-19 në Spitalin Infektiv janë të pavaksinuar. Ky është informacioni jozyrtar që ka Erjon Skëndaj, gazetari me përvojë i ‘News 24’, i cili ka raportuar rregullisht nga Spitali Infektiv qysh prej fillimit të pandemisë.

Pra, duke qenë se tani në Shqipëri (si kudo në Europë) mbizotëron varianti Delta, mund të thuhet se të pavaksinuarit kanë një probabilitet 9 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në Spitalin Infektiv, kur infektohen me Deltën.

Raporte të ngjashme probabiliteti konstatohen edhe në shumë vende ku varianti Delta është përhapur gjerësisht. Për shembull, në Britaninë e Madhe, e cila ka sistemin më të centralizuar shëndetësor në botën perëndimore, ka miliona të dhëna që tregojnë se të pavaksinuarit e atjeshëm kanë një probabilitet 14 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në spital, kur infektohen me Deltën. Ndërsa një studim i fundit i CDC-së amerikane tregon se të pavaksinuarit në Los Angelos kanë një probabilitet 29 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në spital, kur infektohen me Deltën. Pesë shtetet e SHBA me incidencën më të lartë të shtrimeve në spital prej Deltës, kanë edhe nivelin më të ulët të vaksinimit të popullsisë.

Në vende ku ka mbizotëruar vaksinimi me Sinovac (që ka mbizotëruar edhe në Shqipëri), si në Turqi, Kili, Brazil, Meksikë etj., raporti i të pavaksinuarve me të vaksinuarit në spitale është luahatur në intervalin 8 me 1 deri 11 me 1.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vaksinimi, qoftë edhe me Sinovac, e ul dramatikisht probabilitetin e shtrimit në spital të atyre që infektohen me variantin Delta. Shumica dërrmuese e atyre që infektohen me Delta (pasi janë vaksinuar plotësisht), e kalojnë si një grip ose si një të ftohtë tw zakonshme me temperaturë, pa patur nevojë të shtrohen në spital…

Lexo edhe :   Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...