Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Neritani dhe mallkimi për politikën, si leshi në shtëpinë e berberit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Neritani dhe mallkimi për politikën, si leshi në shtëpinë e berberit

Nga Lorenc Vangjeli/ Një politikan mund të mbahet mend qoftë dhe vetëm me një akt publik, qoftë dhe vetëm me një frazë. Neritan Ceka ka edhe aktin, edhe frazën. I pari është akti i ndalimit të turmës në shkurt 1991 që kishte marë rrugën e Bllokut.

Me të birin e mitur në krah, Ceka e detyroi turmën t’i kthejë shpinën tankeve që ndodheshin në urën kryesore të Lanës; e bëri të derdhet në shesh dhe të mos kalojë Rubikonin e një gjakderdhjeje me pasoja të frikshme.

E dyta është fraza e tij e famshme drejtuar faktorit ndërkombëtar mbas dhunimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në maj 1996: zgjidheni sot krizën shqiptare që të mos detyroheni nesër të sillni ushtarë në Shqipëri! Paralajmërimi i tij, ndoshta ndryshe edhe nga sa mund ta kishte marë edhe vetë me mend, u verifikua në mënyrë ngjethëse. Në më pak se një vit, tanket dhe autoblindat e operacionit Alba, mbërritën në Shqipëri, kur anarkia e marrëzia ishte derdhur mbi shqiptarët që hapnin vrima në qiell dhe vdekje tek njëri-tjetri me plumba të vërtetë.

Karriera e këtij qytetari të veçantë të Tiranës, njohu më pas shumë ulje-ngritje, por asnjëherë nuk pati atë shkëlqimin e fortë që kishte në gjysmën e parë të viteve 90-të, kur ai ndryshonte aq shumë nga politikani i kohës me terital në qafë dhe triko leshi në mend. Në krah apo dhe përballë tyre, Ceka ishte thjesht ndryshe, ishte intelektuali që premtonte qytetari për qytetarët. Ai ishte tërësisht atipik në krahasim me shumicën e shpurës qeverisëse apo opozitare që ose vazhdonte të hante fara kur ishte në opozitë ose mbillte farën e marrëzisë që vazhdohet të korret edhe sot.

Ironia e fatit që nuk kursen askënd, i luajti një reng fatal profesorit flokëbardhë, të cilin e çoi deri në zyrën e këshilltarit dhe ambasadorit të Berishës, njeriut me të cilin ndante përbuzje më shumë se urrejtje dhe e vuri përballë në llogore me Ramën, personazhin tjetër me të cilin dikur ndante të njëjtën neveri për kooperativizimin e jetës publike të vendit. Por në të dy rastet, qoftë urrejtja, qoftë neveria janë të kuptueshme e të pranueshme, sa kohë që shprehen me dinjitet dhe nuk cënojnë dinjitetin. Dhe ashtu ka ndodhur. Të paktën për shumicën e kohës!

Rikthimi nga mosikja i Cekës, tani përpara 30 qershorit, ishte i një lloji tjetër. Ishte rikthim i zhurmshëm dhe klikim portalesh, gallatë memesh dhe menu ironish reciproke.

Ishte një rikthim jo me një akt si në 90-ën, jo me një frazë lapidare si në 96-ën, por me një veprim të papritur. Ceka nisi të mallkojë. Të mallkojë ca njerëz që me gjasë mendojnë ndryshe nga ai. Dhe t’i mallkojë sepse mund të zgjedhin të veprojnë ndryshe nga sa gjykon ai. Pikërisht diferenca e bën dynjanë interesante. Nëse të gjithë do të ishin njëlloj, atëherë vdekja nga mërzia do të ishte një bekim. Por profesor Ceka zgjodhi të reagojë ndryshe.

Tek çdokush tjetër, që nga Hazbiu e deri tek Saliu, mallkime si ato të Cekës, do të ngjanin normale. Normale si leshi në shtëpinë e berberit, por tek profesori i famshëm, ato janë një problem estetik. Dhe që falë kujtesës së internetit, do të kthehet edhe në një problem jetik për Neritan Cekën që tashmë, ata që e duan apo ata që e urrejnë, do ta njohin nesër si profesorin e mallkimeve. Vetëm nëse ai nuk vendos të mallkojë të gjithë politikën sepse atëherë ky nuk do të ishte thjesht mallkim, por një bekim i vërtetë për shoqërinë shqiptare.

Tags: berberit:LeshimallkimiNeritanipolitikënshtepine

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Çfarë do t’i thoshit Ramës, Berishës, Bashës, Metës? Përgjigjet epike të qytetarëve

Çfarë do t’i thoshit Ramës, Berishës, Bashës, Metës? Përgjigjet epike të qytetarëve

“Rama dhunues, po humb mbështetjen e…”, Rudina Hajdari i përvishet kryeministrit

Dy ditë para zgjedhjeve, Rudina Hajdari apelon: Distancohuni nga dhuna

“Po s’votuat, ju heqim…”/ Bylykbashi publikon SMS-në, si u kërcënuan tregtarët në Durrës

"Po s’votuat, ju heqim..."/ Bylykbashi publikon SMS-në, si u kërcënuan tregtarët në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025




TË FUNDIT

PD propozon formulën: PS zgjedh 3 nga një lista e opozitës me 6 kandidatë, pakica voton njërin
Politikë

PD propozon formulën: PS zgjedh 3 nga një lista e opozitës me 6 kandidatë, pakica voton njërin

by mirseda
13:05 | 02/12/2025
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kërkesa i është...

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

“Mori në mbrojtje të pandehurën Balluku”, grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin

12:55 | 02/12/2025
Dolce trazon menjëherë ujërat në “Grande Fratello”, ‘plasin’ xhelozitë: Mos ja përmend emrin asaj…

Dolce trazon menjëherë ujërat në “Grande Fratello”, ‘plasin’ xhelozitë: Mos ja përmend emrin asaj…

12:48 | 02/12/2025
I riu gjendet pa shenja jete në Divjakë, autoritetet dyshojnë për …

I riu gjendet pa shenja jete në Divjakë, autoritetet dyshojnë për …

12:38 | 02/12/2025
Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

11:58 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com