Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës: Abonetë e urbaneve, falas për studentët

3 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës: Abonetë e urbaneve, falas për studentët

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, ka njoftuar se aboneja për studentët do të jetë falas. Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Ruseti theksoi se aboneja do të jetë falas për 20-30 mijë studentë.

“Aboneja do të jetë falas. Nuk duhen 80 mijë abone për studentët. Një mesatare që ne kemi llogaritur është rreth 20-30 mijë abone që i duhet në muaj të sigurojë qyteti i Tiranës. Abonetë do të jenë falas, dhe ato do të jenë të lidhura të gjitha me kartën e studentit”, u shpreh më tej ajo.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj tha se tani që Bashkia e Tiranës mori vendimin për abonetë falas për studentët dhe subvencionimin 50% të kostos së konvikteve, studentët do e kenë shumë më të lehtë rrugën e tyre drejt dijes.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj deklaroi se kompensimi i biletës së abonesë së përgjithshme për studentët do të vlejë për të gjitha linjat urbane për periudhën tetor 2022 – qershor 2023. Veliaj theksoi se për ta marrë abonenë falas, studentët duhet të paraqiten në pikat ku jepen këto abone me kartën e studentit.

“Për të gjithë studentët që kanë kartë studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. Ne duam që ata ta marrin fizikisht abonenë me kartën e studentit, që kompanitë e transportit të mos i bien me top, sepse nuk janë lekët tona, ndaj duhet t’i japim me transparencë, që të sigurohemi që çdo student që e përdor abonenë të subvencionohet, duke ia çuar ne pagesën kompanisë dhe jo studenti.

Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Tags: aboneja falasStudentëttransporti urban

TË LIDHURA

Durrës/ Shfrytëzonte pa autorizim hapësirën si parkim, procedohet pronari i lokalit
Aktualitet

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lënë plasëse dhe në Kamëz

08:18 | 24/11/2025
Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Next Post
Antonela Berisha: Mashkulli duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet! Mos të më afrohet po nuk ishte bos

Antonela Berisha: Mashkulli duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet! Mos të më afrohet po nuk ishte bos

“S’e morëm vesh pse s’do jemi në “Kënga Magjike!” Gjebrea ia kthen Endri Priftit: Dorëzove gjë këngë?

“S'e morëm vesh pse s’do jemi në “Kënga Magjike!” Gjebrea ia kthen Endri Priftit: Dorëzove gjë këngë?

Kosova të shtyjë afatin për riregjistrimin e targave të makinave serbe

Kosova të shtyjë afatin për riregjistrimin e targave të makinave serbe







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

by mirseda
09:04 | 24/11/2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të dielën se vendi i tij do të bëjë “gjithçka...

Durrës/ Shfrytëzonte pa autorizim hapësirën si parkim, procedohet pronari i lokalit

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lënë plasëse dhe në Kamëz

08:18 | 24/11/2025
Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com