Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Negociatat/Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat, Parlamenti Europian i ka bërë thirrje vendeve anëtare të angazhohen plotësisht ndaj zgjerimit të BE-së. Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, për “Report Tv” është shprehur se procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, për të destabilizuar rajonin.

Për Presidenten e PE, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e procesit të integrimit do të ishte kundër parimit, për aq kohë sa të dyja vendet i plotësojnë kriteret. Ndërsa thekson se bisedimet e pranimit për të dyja vendet duhet të fillojnë pa vonesë.

E pyetur nëse mendon se Shqipëria duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe të vazhdojë e vetme në këtë proces, Metsola u shpreh: “Parlamenti Europian i ka kërkuar vazhdimisht Këshillit të ruajë ritmin dhe besueshmërinë e integrimit europian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.

Ne u kemi bërë gjithashtu thirrje vendeve anëtare të demonstrojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t’i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parlamenti Evropian pohon se procesi i zgjerimit është një proces i bazuar në merita. Kjo do të thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat. Fillimi i negociatave vetëm me njërin prej tyre, ndërkohë që të dyja plotësojnë kriteret, do të shkonte kundër këtij parimi”.

Pyetjes se nëse pengesa që po i bëhet të dy shteteve në integrimin e vendit krijon hapësirën për prezencë të një tjetër force në Ballkan, Metsola përgjigjet se stabiliteti fqinjëve mbetet jetik për BE-në.

“Stabiliteti në fqinjësinë tonë të afërt është jetik për stabilitetin e BE-së. Procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, duke përfshirë dezinformimin dhe fushatat propagandistike, për të destabilizuar rajonin. Perspektiva e besueshme e BE-së ka shumë të ngjarë të zvogëlojë hapësirën për aktorët e tjerë për të vepruar efektivisht në rajon”, tha ajo.

Por si e lexon Metsola qëndrimin e mbajtur pak ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Bullgare Teodora Gençovska,  për kushtin që Maqedonia e Veriut duhet të përmbush përpara se të nisi negociatat duke mbajtur sërisht “peng” edhe Shqipërinë?

“Parlamenti Evropian mban qëndrimin e tij se bisedimet e pranimit si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë pasi të dyja vendet plotësuan kriteret për konferencën e parë ndërqeveritare. Nuk ka asnjë bazë për vendosjen e kritereve shtesë. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore”, përfundoi ajo.

Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut qershorin e kaluar bëri që ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. /shqiptarja

Tags: integrimiPresidentja e Parlamentit EuropianRoberta Metsola

TË LIDHURA

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen
Politikë

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë
Kryesore

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Next Post
“13 vite vuajtje, vajza nuk ha e nuk ecën”, e ëma “shtrin dorën” për ndihmë

"13 vite vuajtje, vajza nuk ha e nuk ecën", e ëma "shtrin dorën" për ndihmë

“4 detutetë janë non-grata”, Alibeaj: Presidenti i ri të jetë një njeri i ekuilibrave

"4 detutetë janë non-grata", Alibeaj: Presidenti i ri të jetë një njeri i ekuilibrave

Presidenti i Ukrainës flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

by mirseda
23:01 | 26/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai...

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

21:24 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com