Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Negociatat në 2019/ Kryediplomati gjerman e thotë troç

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Negociatat në 2019/ Kryediplomati gjerman e thotë troç

Ministri i Jashtëm gjerman mbërrin të mërkurën ( 19.09.2018 ) në Tiranë, për një vizitë zyrtare në kuadër të një turi ballkanik, të nisur në fillim të kësaj jave në itinerarin Bukuresht – Shkup- Tiranë – Athinë. Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme e Gjermanise, pohojnë se në krye të axhendës së vizitave në këto 4 vende është “një Europë e Bashkuar”. Ministri Maas citohet nga Ministria e Jashtme Gjermane të ketë deklaruar para fillimit të këtij turi se “Europa nuk mund të ndahet në rajone gjeografike – për ne ka vetëm një Europë”.

I pyetur nga korrespondentja e DW në Tiranë, Ani Ruci, nëse zgjerimi i BE, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe në përgjithësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jetë tema qendrore e bisedimeve politike, Ministri Maas, tha: “Që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë merituar një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo për mua është e qartë. Është mbresëlënëse se sa entuziastë janë njerëzit e këtij rajoni për vlerat e unionit tonë. Por në fund vendimtare do të jetë, nëse qeveritë kanë arritur të përmbushin kushtet për anëtarësim dhe kjo do të jetë e mundur vetëm nëse reformat për më shumë demokraci, shtet ligjor dhe qeverisje më të mirë do të çohen përpara në mënyrë të vendosur. Gjermania është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë më tej Shqipërinë në këtë rrugë”.

Gjermania – mbështetje politike Shqipërisë në tri drejtime kryesore

Shqipëria synon të përmbushë kushtet dhe të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshshëm. I pyetur nga DW për drejtimet kryesore të mbështetjes së Gjermanisë në realizimin e këtij synimi, Ministri i Jashtëm gjerman, Maas tha: “Fakti që bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë mund të çelen duke nisur prej vitit 2019, tregon vlerësim për përpjekjet e bëra deri më tani.

Veçanërisht reforma në drejtësi ishte dhe vazhdon të jetë, në vlerësimin tim, një hap domethënës. Ne presim që të vijohet më tej në këtë rrugë dhe të shohim suksese të dukshme, në mënyrë të veçantë përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania jep mbështetjen e saj politike në këtë drejtim përmes angazhimit të këshilltarëve të nivelit të lartë si dhe në kuadër projektesh të ndryshme”. Mbështetja dhe promovimi nga Gjermania i perspektivës europiane të Shqipërisë motivohet edhe nga roli i saj pozitiv në stabilitetin e rajonit. Ministri Maas e ka quajtur Shqipërinë “një spirancë të stabilitetit në rajon”.

Ministri Maas: Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet multi – etnik 

 Për Gjermaninë stabiliteti i Ballkanit Perëndimor përbën një interes strategjik të BE. Debati i nxehtë  ndërkombëtar,  muajin e kaluar, pro & kundër ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nxorri në dritë ҫështjen e cënimit të stabilitetit në rajon dhe potencilit të shndërrimit të Ballkanit përsëri në  “fuҫi baruti të Europës”. Vetë Ministri Maas është shprehur skeptik lidhur me ndryshimin e kufinjve, si opsion për normalizimin e marrdhënieve Kosovë – Serbi.

I pyetur nga DË për arsyet kryesore të skepticizmit të tij ndaj këtij opsioni, të lënë të hapur nga Vuçiç, Ministri i Jashtëm Maas tha: “Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik. Pjesë e perspektivës evropiane është edhe fakti i bashkëjetesës në paqe dhe me të drejta të barabarta mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore. Përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme. Ndaj ide të tilla i konsideroj jo vetëm si pak rezultative, por ato rrezikojnë të rihapin shumë plagë të vjetra në rajon”.

Mbështetja e Gjermanisë – e pazëvendësueshme për Shqipërinë 

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në prag të vizitës së homologut të tij gjerman Heiko Maas në Tiranë, e konsideron “të pazëvendësueshme” mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë. Kjo mbeshtetje eshte e tille pasi mbështetja politike e Gjermanisë në afrimin e Shqipërisë me BE është shoqëruar me një mbështetje të fuqishme financiare. Gjermania është donatorja më e madhe financiare e Shqipërisë me rreth një miliard dollarë, që në nivel botëror përbën ndihmën më të madhe financiare gjermane për frymë të popullsisë. Bashkëpunimi ekonomik për zhvillim, Gjermani-Shqipëri,  që sivjet shënon 31 vjetorin e tij, është cilësuar “i shkëlqyer” nga ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz.

Ministri i jashtëm gjerman Maas do të zhvillojë sot bisedime me homologun e tij Bushati, kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe përfaqësues të Komisionit të Vettingut. (Burimi:DW)

 

Tags: kryediplomati gjermannegociatatshqiperia

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
I zunë pritë afër shtëpisë, biznesmenit ia nxijnë sytë

I zunë pritë afër shtëpisë, biznesmenit ia nxijnë sytë

Liçaj lëshon alarmin për Teatrin: Jemi kthyer në diktaturë, artist mos rri po duku!

Liçaj lëshon alarmin për Teatrin: Jemi kthyer në diktaturë, artist mos rri po duku!

Foto/Në zemër të Alpeve Shqiptare, nga mrekullia natyrore tek atraksioni turistik

Foto/Në zemër të Alpeve Shqiptare, nga mrekullia natyrore tek atraksioni turistik

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com