Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore”

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore”

Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani thotë për DW se ndonëse ka progres në zbardhjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ajo periudhë u mungon teksteve shkollore.

DW: Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania?

Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh, qëndrash përkutimore, arkivash, gazetarë, profesorë universitetesh. Kjo është hera e dytë që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri me këtë qëllim. Për herë të parë erdhëm në vitin 2010. Kësaj herë duam të shikojmë ҫfarë ka ndodhur në Shqipëri brenda 9 viteve për trajtimin e diktaturës komuniste. Duhet t’ju them se 9 vjet më parë, në Shqipëri, nuk bëhej pothuajsë asgjë për zbardhjen e diktaturës komuniste, për kulturën e kujtesës. Egzistonin disa organizata të ish të burgosurve politikë që ishin lënë vetëm, pa asnjë përkrahje. Pritshmëritë e ish të burgosurve politikë nuk ishin plotësuar, ndonëse përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste do të duhej të vlerësoheshin, respektoheshin nga politikanët dhe publiku. Përkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk gëzonin as mbështetje, as mirëkuptim. Askush nuk donte t’i dëgjonte. Megjithatë, në vitin 2010, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, në Tiranë, kishte një ekspozitë për represionin politik gjatë regjimit komunist. Në atë kohë ajo ishte e para ekspozitë në një vend ish komunist që ekspozonte të kaluarën e tij diktatoriale. Ishte një përvojë disi kontradiktore pasi përshtypja jonë mbizotëruese ishte që në Shqipëri nuk flitej për diktaturën komuniste. Periudha e diktaturës komuniste nuk ishte përfshirë në tekstet shkollore por ndërkohë kishte një ekspozitë!!

Dhe tani, 9 vjet më pas, ҫfarë konstatoni Znj. Kaminsky?

Shohim një përvojë mahnitëse në Shqipëri! Në Shkodër, në 2013, u ngrit memoriali i parë për ish të burgosurit nga ish policia sekrete e regjimit komunist, famëkeqi Sigurim i Shtetit. Po në Shkodër, javën e kaluar u inagurua një monument, vërtet shumë i mirë. për të përkujtuar të persekutuarit nga diktatura komuniste në gjithë zonën e Veriut. Në Tiranë ka dy ekspozita në Bunk Art dhe është edhe muzeumi, “Shtëpia e Gjetheve”, ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Sot në Muzeun Historik Kombëtar ka një department shumë të madh, që trajton krimet e kohës së diktaturës komuniste. Është ngritur dhe funksionon një Komision Shtetëror për dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe një Institut Studimi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Pra, krahasuar me 2010, janë realizuar shumë nisma, pjesa më e madhe nga organizata të shoqërisë civile, që nxitën politikanët të hapin dosjet, të mbështesin lindjen dhe zhvillimin e kulturës së kujtesës.

Si i mbështet Fondacioni juaj nismat, përpjekjet që po bën Shqipëria që kaluara komuniste të zbardhet, të njihet nga brezat që nuk e jetuan atë me qëllim parandalimin e ҫdo mundësie potenciale për kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?

Neve në Gjermani na është dashur të merremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe komunizmit. Në Gjermani na u deshën disa dekada për të zbardhur krimet e nazizmit dhe bërë ato të njohura për shoqërinë. Këto procese duan kohë. Por viktimat nuk mund të presin. Shoqëria duhet të përballet më të shkuarën komuniste. Përvoja që ne sjellim në Shqipëri nga Gjermania është përshpejtimi i këtyre proceseve, që viktimat të mos vazhdojnë të zhgënjehen për dekada të tëra, që krimet e regjimit komunist të zbardhen. Egzistojnë vendet ku ndodhën krimet, egzitojnë dokumenta, janë ende gjallë viktimat dhe kujtimet e tyre. Vizituam burgun e Spaҫit. Prej shumë vitesh qeveritë në Shqipëri kanë premtuar një burgu i Spaҫit të bëhet muzeum. Por nuk e kanë bërë këtë. Diҫka kanë bërë organizatat e shoqërisë civile dhe vetë ish të burgosurit..po kjo duhet të jetë një detyrë e shtetit për të mos harrruar atë që ndodhi. Por njëherazi bashkë me përvojën tonë, ne mësojmë nga Shqipëria sesi ajo po trajton të shkuarën komuniste, sesi organizatat e shoqërisë civile po luftojnë për të ndërtuar kulturën e kujtesës. Nuk jemi mësues. Kur vijmë në Shqipëri jemi studentë. Jemi njerëz në kontekste të ndryshme që dëshërojmë të bashkëpunojmë në Shqipëri me njerëzit në fusha të ndryshme në kërkime, studime, analizën e kujtimeve dhe të mbështesim njëri – tjetrin. Dua të them që në Shqipëri ka progres në dokumentimin e të shkuarës komuniste në krahassim me 2010.

A është Shqipëria në rrugën e duhur?

Mendoj se po. Janë identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret masive. Ka inisiativa për të vazhduar identifikimin e tyre në gjithë vendin. Në Lushnjë është ngritur një monument, ka një nismë për të ngritur një memorial për ish kampin e internimit në Tepelenë dhe përkujtuar 300 fëmijët që vdiqën atje. Një vit më parë Presidenti i Shqipërisë, Meta, nderoi 22 viktimat që pushkatuan pa gjyq në masakrën e vitit 1951 në Ambasadën Sovjetike, në Tiranë, me preteksin e vendosjes atje të një bombe. Tani ata janë vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pavarësisht këtij progresi mendoj se mungon vullneti politik për të përfshirë të kaluarën diktatoriale në tekstet shkollore. Diktatura komuniste në këto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit të shoqërisë shqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit të gruas dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme për viktimat e saj. Kjo duhet të ndryshojë, pasi thelbi i diktaturës është represioni, vrasjet, mungesa e të drejtave demokratike, dhunimi i të gjitha të drejtave të njeriut. Brezat e rinj duhet të dinë ҫfarë ndodhi, ҫdo të thotë të jetosh në diktaturë që të mos e konsiderojnë demokracinë si dicka të mirëqënë por të luftojnë për të drejtat demokratike. E kalura komuniste eshtë trashëgimi, brezi i ri duhet të forcojë edukimin demokratik, pra të njohin të kaluarën që të kuptojë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë. Shqipëria është një vend me bukuria të madhe natyrore. Sa herë vij, e kam të vështirë të përfytyroj përballë kësaj bukurie sesi këtu ishte diktatura më egër komuniste, vendi më i izoluar për disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet të mbuloje krimet e komunizmit. /DW/

Tags: komunistemungonshkolloreshkuarashqiperitekstet

TË LIDHURA

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë
Aktualitet

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

18:36 | 08/07/2025
Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin
Aktualitet

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

18:34 | 08/07/2025
Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri
Aktualitet

Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

18:30 | 08/07/2025
Next Post
Kryeson Rihanna, kush janë 5 femrat më të pasura në botën e muzikës

Kryeson Rihanna, kush janë 5 femrat më të pasura në botën e muzikës

Kjo grua është “heroina” e luftës në Kosovë, çfarë bëri për banorët e Drenasit

Kjo grua është “heroina” e luftës në Kosovë, çfarë bëri për banorët e Drenasit

Rënie drastike, sot niveli më i ulët i Euros që nga tetori 2008

Rënia “e frikshme” e euros, i afrohet nivelit më të ulët të të gjitha kohërave

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë
Aktualitet

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

by mirseda
18:36 | 08/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Kapiteni i një anijeje...

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

18:34 | 08/07/2025
Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

18:30 | 08/07/2025
Salianji: “Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit” – Falenderoj Berishën dhe Metën, do bisedoj me aleatët

Salianji: “Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit” – Falenderoj Berishën dhe Metën, do bisedoj me aleatët

18:29 | 08/07/2025
Salianji: Do kandidoj në 2029? Rekursin e çoj në Strasburg

Salianji: Do kandidoj në 2029? Rekursin e çoj në Strasburg

18:27 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com