Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Në privat se kushtet në shtet janë për ibret”, studentët: Çfarë i pret pedagogët e korruptuar

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Në privat se kushtet në shtet janë për ibret”, studentët: Çfarë i pret pedagogët e korruptuar

Në ditën e nëntë të protestës së tyre, studentët braktisën ambientet e Ministrisë së Arsimit. Dhe u bashkuan përsëri të gjithë bashkë për tu drejtuar te Parlamenti.

Gjatë kohës që brenda zhvillohej seanca plenare, në ambientet e jashtme protestës iu bashkuan edhe qytetarë të thjeshtë, studentë me aftësi të kufizuara, studentë nga privati; si edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Ne jemi në privat, por kemi ardhur për të mbështetur studentët. Ne kemi zgjedhur të studiojmë në privat dhe jo publik, pikërisht për këto arsye për të cilat sot po protestojmë. Kushtet janë më të mira dhe pedagogët janë më të përgatitur. Por, mbi të gjitha e kanë primare që të vijnë në mësim dhe jo si në shtet, ku shkojnë në kafe dhe mësimin e bëjnë asistentët e tyre. Në privat mund të mësosh, kurse në shtet është e pamundur.”

“Kemi ardhur më shumë se 100 veta vetëm sot nga Universiteti i Elbasanit. Edhe atje kushtet janë skandalozë, nuk ka ngrohje, tualetet janë për ibret. Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona dhe të mundemi të arsimohemi.”

Një prind thotë për Tirana Today se studentët janë duke kërkuar të drejtat e tyre, por duhet të mendojnë edhe mundësinë e diskutimit, për t’ia arritur qëllimeve të veta.

“Po kërkove bukë, bukë do të gjesh. Por, studentët nuk mund t’i injorosh, ata duhet t’i dëgjosh. Moralisht studentët duhet të ulen me kryeministrin, sepse pa negociata dhe diskutime nuk ka të ardhme. Studentët nuk janë duke i kërkuar diçka të tepërt, hajde më rregullo shtëpinë. Po kërkojnë të drejtat e universiteteve, si u bënë universitetet private më të mira se shtetëroret?! Si u bënë vilat më të mira se shkollat?!

Studentët vazhdojnë të denoncojnë për Tirana Today gjendjen në të cilën ndodhen universitetet, kushtet e të cilave sipas tyre janë të mjerueshme.

“Unë jam student në Universitetin e Sporteve dhe atje situata nuk është aspak e mirë. Sepse ne na mungojnë kushtet minimale, nuk ka dushe. Kemi një godinë të re e cila nuk është funksionale. Ne bëjmë stërvitje në lagështirë që është jashtë çdo norme. Ndaj ne kërkojmë palestër, fushë të atletikës, futbollit çdo gjë. Universiteti i Sporteve është më problematiku në të gjithë Shqipërinë. Por, mbi të gjitha tarifat i kemi më të larta se shumë nga universitetet e tjera. Pasi veç tarifës së shkollës e cila na shkon 350 mijë lek të vjetra, ne bëjmë edhe shumë kurse të detyruara, të cilat i paguajmë nga xhepi ynë.”

Teksa ditët e fundit u fol për një përçarje të tyre, studentët sigurojnë që janë më të bashkuar. Dhe do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për plotësimin e kërksave të tyre, si edhe paralajmërojnë vetting për pedagogët.

“Unë studioj në Universitetin e Politeknikut dhe atje ka shumë pedagogë të korruptuar. Ne do të kërkojmë ballafaqim edhe me këta profesorë që t’ia themi në sy se cilët janë të korruptuar dhe të paaftë.”

Pas qëndrimit për afro katër orë para Kuvendit, studentët iu drejtuan ambienteve të Kryeministrisë për ta vazhduar atje protestën./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

15:27 | 04/08/2025
Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore
Ekonomi

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

14:28 | 04/08/2025
I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

14:25 | 04/08/2025
Next Post
Dezertimi i 4 komandove, ish-deputeti i PD-së: Nuk është hata, shqetësuese është fakti se…

Protesta e studentëve, Mustafaj: Po mbahet larg politikës, shpresë për vendin

Dështimi ishte i madh, nuk ka shans të dytë për Sampaolin

Dështoi me Argjentinën, Sampaoli do të marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Tensionet e para mes policisë dhe studentëve tek kryeministria

Tensionet e para mes policisë dhe studentëve tek kryeministria

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve
Bota

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

by mirseda
16:56 | 04/08/2025
0

Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi...

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

15:27 | 04/08/2025
Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

14:28 | 04/08/2025
I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

14:25 | 04/08/2025
Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

13:03 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com