Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Në kurthin e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Nga Alfred Peza

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama publikoi masat e reja dhe graduale, që po lehtësojnë në vijimësi hapjen e kujdesshme të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe bizneseve, Komisioni i Ligjeve në Parlament miratoi kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyre në vend, deri më 23 qershor.

Në vend që kjo qasje, në mos ti gëzonte të paktën ti qetësonte, duket se ky vendim i ka acaruar edhe më shumë se më parë opozitarët tanë. I vetmi ndryshim i madh që u pa në reagimin e tyre publik këtë radhë, lidhej me faktin se u treguan shumë kujdesshëm, për të mos rënë në një kurth që vetë e kanë ngritur përmes propagandës së tyre.

Javët e fundit, qëndrimi i vetëm që ka mbajtur Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre në lidhje me mënyrën sesi po e menaxhon qeveria socialiste, situatën e pandemisë globale në Shqipëri e tejkalon qëndrimin kritik, duke shkuar përtej të qenurit edhe alarmant madje. Sipas liderëve të saj, situata e luftës ndaj Covid-19 tek ne, është shumë herë më e rëndë sesa në çdo shtet tjetër të Ballkanit dhe Evropës.

Për ta bërë më të besueshme këtë, kanë hedhur në treg aq shumë të pavërteta duke dashur që të nxisin panik tek qytetarët, sa kanë bërë një kontrast të thellë me shumë prej ekspertëve vendas dhe të huaj, përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe personalitete politike ndërkombëtare, që kanë artikuluar fjalët më të mira në adresë të qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Por, çuditërisht vetëm pasi sot nisi miratimi nga Parlamenti, i kërkesës së qeverisë për zgjatjen me dy muaj të afatit të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri, opozita kaloi në anën e kundërt. Vetëm sot përmes përfaqësuesit së vet, Partia Demokratike tha se me “609 të identifikuar me virus dhe 25 të prekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor, kur të tjerët me kriza të vërteta shëndetësore, po i zgjasin me 3-4 javë”.

Pas kësaj pyetja që shtrohet është: Kujt opozite duhet ti besojnë shqiptarët në raport me qëndrimet e saj për luftën ndaj Covid-19? Asaj që deri dje, thoshte se në Shqipëri po ndodh kataklizmoja, e se duhet të marrim shembull nga shtetet e tjera? Apo opozitës së sotme, e cila thotë se me shifrat që kemi, gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të zgjatet. E mbi të gjitha, pasi shprehet edhe se jo Shqipëria por “të tjerët (janë) në kriza të vërteta shëndetësore”?!

Si duhet ti kuptojnë këto qëndrime të opozitës, qytetarët e thjeshtë shqiptarë, që prej disa javësh me radhë po zbatojnë me rigorozitet rregullat e karantinimit: A jemi mirë? Apo jemi keq si përfundim? A ja ka vlejtur sakrifica e tyre? Apo jo? A kanë qenë efikase vendimet e qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, në bashkërendim tepër të ngushtë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, në përballimin e pandemisë?

Nëse PO, atëherë dilni e thuajeni dreqi e mori, një fjalë të mirë edhe për Shqipërinë. Por, nëse përgjigja edhe këtë radhë është JO, atëherë përse duhet të jeni kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore? Ajo që kuptohet qartë nga e gjitha kjo, është se pa dashjen e qeverisë, opozita jonë ra këtë radhë brenda me këmbët e saj, në kurthin e këtij vendimi.

Përtej këtij debati politik, shkaqet reale që çuan drejt zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, u shpjeguan nga ekspertët e fushës. Sipas tyre “situata fatmirësisht është nën kontroll, falë masave të menjëhershme për distancimin social të popullatës”.

Nisur nga përvoja e vendeve të tjera që janë pak përpara nesh me dinamikën e kurbës së pandemisë, lehtësimi i masave që po ndërmerr qeveria, mund të çojë në shtimin e numrit të rasteve për shkak se një pjesë e të infektuarve, janë asimptomatik. Kontakti i tyre me shumë njerëz në rast të hapjes së menjëhershme, siç propozon politikisht opozita, mund të çojë në rritjen e numrit të të prekurve.

Në këto kushte, i gjithë mundi dhe sakrifica e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përgjatë gjithë këtyre javëve do të shkonte dëm. Ndaj, edhe rruga që po ndiqet është ajo e hapjes graduale dhe qasjes së kujdesshme, në dinamikë.

Tags: Alfred Pezagjendja e jashtezakonshmekurth

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
SHBA-ja uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes energjetike

SHBA-ja uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes energjetike

FOTO/ 28-vjeçari shqiptar dënohet me 15 vite burg në Angli, ja çfarë iu gjet në banesë

FOTO/ 28-vjeçari shqiptar dënohet me 15 vite burg në Angli, ja çfarë iu gjet në banesë

Kosovë/ Një i infektuar akuzohet se përhapi koronavirusin

Kosovë/ Një i infektuar akuzohet se përhapi koronavirusin







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com