Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Në Kosovë s’ka virus të Nilit Perëndimor

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Në Kosovë s’ka virus të Nilit Perëndimor

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, përmes një njoftimi bën të ditur se në Kosovë nuk janë raportuar raste të virusit të Nilit Perëndimor. Virusi i Nilit Perëndimor, i cili është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtojnë gatishmërinë. Duke marrë parsysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, ekspertët janë duke vëzhguar situatën epidemiologjike në Kosovë por edhe të shteteve fqinje. Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë. Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët e tjera të infektuara, nga gjaku apo indet e tjera.

Njoftimi:

Qytetar të nderuar!

Kujdes nga pickimi i mushkonjave!

Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.

Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje.

  • Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
  • Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
  • Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
  • Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
  • Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
  • Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.

VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore por raportohen raste edhe në Balkan dhe Mediteran. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.

Përhapja

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera.

Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit. Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare.

Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit të punëtorët shëndetësor kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.

Janë raportuar raste të transmetimit te punëtorët në laboratorë.

Shenjat dhe simptomat

Infektimi me VNP mund të jetë jo-simptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të qoj në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.

Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë. Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP.

Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë.

Diagnoza

VNP mund të diagnostikohet nga një numër i testeve të ndryshme.

  • IgG antitrupa (ose rritje e konsiderueshme në titrin e antitrupave) në dy mostra të njëpasnjëshme të mbledhura në interval prej një jave – ELISA
  • Tërheqja e IgM antitrupave me ELISA
  • Testet e neutralizimit
  • Detektimi viral përmes RT-PCR
  • Izolimi i virusit kulturave qelizore.

IgM mund të detektohet edhe në lëngun trunoshpinor dhe mostrat e marra nga pacienti i infektuar apo nga pacienti me shenja klinike. Antitrupat IgM MUND TË QËNDROJNË MË SHUME SE NJË VIT.

Vektorët dhe kafshët bartëse

VN virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues Mushkonja –zogj-mushkonja. Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët).

Zogjtë janë rezervuar bartës të VNP. Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë. Anëtaret e familjes së korbave (corvidae) janë veçanërisht të prekshëm, por virusi është gjetur edhe në rreth 250 lloje të ndryshme të zogjve të ngordhur. Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit.

Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, dmth. së pari pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal.

Parandalimi

Pasi shpërthimet e epidemive të VNP ndodhin para rasteve në njerëz, ndërtimi i një mbikëqyrje shëndetësore aktive të shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane.

Zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz

Në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Porositë edukative duhet të fokusohen si vijon:

  • Zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave.
  • Angazhimet për parandalimin e transmisionit duhet së pari të fokusohen në mbrojtjen personale dhe të bashkësisë ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repelentëve, rrobave të lehta me mëngë të gjata, dhe shmangien e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit.
  • Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit prej kafshëve në njerëz. Dorëzat dhe mjetet tjera duhet të përdoren gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre, si dhe gjatë therjes.
  • Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Kufizimet dhe testet laboratorike gjate dhurimit të organeve dhe gjakut duhet të konsiderohen gjatë shpërthimit të epidemisë në zonat e prekura pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike lokale/regjionale.

Kontrolli i vektorëve

Parandalimi efektiv i infeksioneve në njerëz varet në zhvillimin e një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mushkonjave dhe programeve të kontrollit në zonat ku shfaqet virusi.

Parandalimi i infeksioneve në shërbimet shëndetësore

Punëtorët shëndetësorë që kujdesen për pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me infeksion VNP, ose që punojnë me mostrat prej tyre, duhet të zbatojnë masat standarde parandaluese për kontrollin e infeksioneve.

Mostrat e marra prej njerëzve ose kafshëve të dyshuara me infeksion VNP duhet të manipulohen nga stafi i trajnuar dhe në laboratorë të pajisur komplet.

Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të gatshme të diagnostikojnë çdo rast të dyshimtë klinikisht në VNP.

Tags: kosoveNili PerendimorVirus

TË LIDHURA

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje
Aktualitet

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

22:36 | 15/05/2025
Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari
Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

18:30 | 15/05/2025
Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami
Rajoni

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami

09:00 | 14/05/2025
Next Post
Nuk e njohën! Sheiku i Dubait heq dorë nga rrobat tradicionale, udhëton me metro (VIDEO)

Nuk e njohën! Sheiku i Dubait heq dorë nga rrobat tradicionale, udhëton me metro (VIDEO)

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Mund të ishit me Metën dhe Berishën në të njëjtin seminar

Opozita pret që Berisha e Meta t’i shpëtojë nga Rama, ata presin që populli t’i shpëtojë nga SHBA

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Protesta e PD në Tiranë, shfaqet Alma Kaçi e videoskandalit të Safet Gjicit
Aktualitet

Protesta e PD në Tiranë, shfaqet Alma Kaçi e videoskandalit të Safet Gjicit

by mirseda
18:54 | 16/05/2025
0

Në ditën kur në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, opozita e udhëhequr nga Sali...

Mot me vranësira dhe reshje shiu me stuhi me intensitet të lartë për sot

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

18:08 | 16/05/2025
‘Çmendet’ moti/ Rrugët kthehen në lumenj në këtë vend, breshri zbardh zonat turistike

‘Çmendet’ moti/ Rrugët kthehen në lumenj në këtë vend, breshri zbardh zonat turistike

17:42 | 16/05/2025
Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

17:38 | 16/05/2025
Deputet për shumë vite, Pandeli Majko reagon për herë të parë pasi mbeti jashtë Parlamentit

Deputet për shumë vite, Pandeli Majko reagon për herë të parë pasi mbeti jashtë Parlamentit

17:33 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com