Ka filluar gjyqi për bandën e drogës e cila e zhvillonte aktivitetin e sajë mes Holandës dhe Italisë. Të pandehurit janë katër shqiptare dhe një italian si anëtarë kryesorë të grupit mafioz. Të 4 shqiptarë raportohet se janë nga Shkodra.
Për këtë arsye, ata flasin dialektin e gegërishtes dhe ajo gjuhë përdoret në pjesën tjetër të vendit. “Ata i quajnë shkodranët ‘malësorët”, tha njëri nga të pandehurit, duke dëshmuar në gjyq.
Ai ishte pjesë e një bande e cila ishte në funksion në mes të verës së vitit 2011 dhe dhjetorit të vitit 2012, e cila operonte mes Italinë dhe Holandës.
Operacioni i koduar “Ilium”, vuri në pranga shqiptarët Gëzim Shoshi 57-vjeç, Alfred Shabani 43-vjeç, Lulzim Halili 37-vjeç dhe Valentin Lleshi 31-vjeç.
Gjatë seancës së sotme trupit gjykues ka publikuar, përgjimet telefonike, analizën e shërbimeve të vëzhgimit, ndjekjes dhe kontrollit, të grupit.
Në një mesazh të zbardhur lexohet mesazhi që “shpërndarësi” i dërgoi furnizuesit: “Unë jam duke pritur po shikoj futboll. Dua të di nëse do vini ju apo jo”. Ky pra ishte njëri nga mesazhet e koduara që përdori me një anëtar të grupit.
Por hetuesit zbuluar mesazhet e të quajturit “furnizuesit holandez”, ku ai kishte dërguar një mesazh një shtetasi italiane ku i shkruante: “Më dërgo shokun herës tjetër. Jam gati “.
Përgjigja e marrësit të mesazhit ishte: “Unë e organizoj veten, po ju dërgoj mik, takoheni atje”. Ky mesazh ishte dërguar sipas sinjalit nga Venediku.
Këta janë pradisa nga mesazhet e zbardhura m,es grupit dhe pritet që drejtësia italiane të marrë vendimin për 4 shqiptarët. TIRANA TODAY