Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Ajaks Boshnjakun, një prej personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Kujtojmë këtu faktin se Boshnjaku u vetëdorëzua në polici dy ditë me parë, pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Boshnjaku deklaroi se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë që ndodhi disa javë më parë në ish-Bllok. Ai ka thënë se ka qenë në lokal kur ka nisur sherri, dhe sapo ka filluar përleshja, është larguar. “Isha në lokal kur filloi sherri, sapo filloi përleshja u largova”, mësohet të jetë shprehur ai.
Boshnjaku është mik i Ervin Matës, të dashurit të këngëtares Elvana Gjata. Ai është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokatja e tij mbrojtëse Olta Myftaraj.