Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edhe opozita “për riedukim”

Nga: Andi Bushati

Nën presion dhe nën panik, një prokuror i vetëm, apo një grup anonim prej tyre, kanë nxjerrë një akt të denjë për një regjim tiranik. Pas bërjes publike të disa prej emaileve të ish drejtorit të policisë Gledis Nano, ata kanë prodhuar një shkresë e cila i ndalon mediave publikimin e mëtejshëm të materialeve që dyshohet se janë hakeruar nga iranianët.

Arsyeja që përdorin si justifikim është cënimi i sigurisë kombëtare. Ashtu sikurse ndodh në të gjitha autokracitë, ku burokratët liliputë vendosin raison d’etat (arsyen shtetërore) mbi interesin publik, edhe prokuroria e kryeqytetit i ka rënë shkurt. Ajo kërcënoi me hetime penale për mediat që do të gjykohen nga AMA dhe AKEP si shkelëse të këtij urdhri.

Se ku shkelet siguria kombëtare kur ne, përmes emaileve të rjedhura, kuptojmë se policia ka qenë e informuar, se një gjoja i shumëkërkuar prej saj, bredh lirshëm në kryeqytet, këtë askush nuk mund ta thotë. Se ku cënohet ajo kur qytetarët mësojnë përmes sistemit TIMS, që psh. një qeveritar ka udhëtuar jashtë shtetit me bosët e inceneratorëve, kjo është vështirë të kuptohet. Se ku rrezikohet atdheu, kur merret vesh se shërbimet partnere njoftojnë se filan biznesmen nga Fieri, mik politikanësh, ka për burim paratë e drogës, këtë s’ka bir nëne që ta argumentojë.

Në të kundërt gazetarët e racës janë të dënuar ti publikojnë këto të dhëna. Dhe ligji në vendet demokratike është i konceptuar për ti mbrojtur ata në këtë mision.

Le të mos shkojmë larg, por të përmendim skandalin e Wikileaks. Skandal prej të cilit rrodhën plot 250 mijë kabllograme të diplomacisë amerikane. Uashingtoni zyrtar e konsideroi atë një “krim”. Ish sekretarja e shtetit Klinton e cilësoi si një sulm kundër interesave të SHBA. Por megjithëatë, askujt, por askujt nuk i vajti në mendie të procedonte apo të ndalonte publikimin e këtyre “krimeve”. Publikime që vazhduan për ditë të tëra përmes konsorciumit të pesë gazetave më të mëdha të botës: The New York Times, The Guardian, Der Spiegel, Le Monde dhe El Païs.

Kjo dilemë në SHBA është zgjidhur që me një vendim të Gjykatës Supreme të qershorit 1970, për Pentagon Papers. Vendim sipas të cilit për çështje sensitive gazetarët mund ti informojnë autoritetet për atë që kanë në mend të botojnë. Por këta të fundit nuk ruajnë asnjë të drejtë ti pengojnë në ushtrimin e profesionit të tyre.

Pra, si në rastin e kabllogrameve të Wikileaks, si në këtë tonin të dokumentave që supozohet se janë hakeruar nga Irani, gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos publikuar emrin e një diplomati amerikan që kryen shërbimin në një shtet ku i rrezikohet jeta. Apo të një agjenti të policisë shqiptare që ka denoncuar një bandë të egër kriminale. Pikërisht për këtë u ngrit dhe konsorciumi i pesë gazetave në rastin e Wikileaks. Për ti vënë dokumentat në kontekst, për ti shpjeguar ato, për të ruajtur viktimat kolaterale. Pra për të bërë rolin e ndërmjetësit mes sekreteve shtetërore dhe publikut që do të njihet me to. Shumë reporterë kanë treguar më pas se Departamenti i Shtetit i kërkoi atyre të shuanin emrat e diplomatëve që ishin nën kërcënim.

Dhe ata e bënë këtë gjë duke ruajtur ekuilibrin e duhur. Ekuilibrin mes asaj që përbën sekret për qeverinë dhe asaj që përbën dobi për opinionin.

Pra këtu fillon dhe mbaron marëdhënia e gazetarëve me autoritetet. Çdo gjë tjetër i lihet në dorë profesionalizmit të mediave për të gjykuar nëse historia që do të rrëfejnë ka interes publik. Natyrisht, në këtë pikë shumkush do të thotë: po kjo nuk është shaka, nëse ky është një sulm nga Irani, në nuk kemi pse bëjmë lojën e tyre. Kjo ka të bëjë me diçka shumë më të madhe sesa thjeshtë transparenca për publikun.

Por edhe për këtë përgjigja është e gatshme. Në periudhën e fushatës të Hilari Klintonit kundër Trampit, Partia Demokrate e denoncoi sërish Wikileaks se kishte marrë pjesë në të famshmen «russiagate». Skandal ku dyshohej se Kremlini kishte piratuar emailet e saj, për të ndikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Ndonëse ndërhyrja ruse është për SHBA, ku e ku më shqetësuese se ajo e iranianëve për një shtet mikroskopik të NATO-s, drejtësia amerikane e dha verdiktin se shoqata e Julian Asange dhe mediat që i publikuan emailet patën bërë vetëm punën e tyre.

E pra, në një sistem që pretendon të jetë demokratik, nuk është e mundur që prokuroria ti imponohet mediave për t’i ndaluar të raportojnë, në bllok një çështje. Kështu i privon nga e drejta e tyre për të vendosur se çka përbën interes publik.

Pikërisht për këtë ata prokurorë që kanë marrë një vendim të tillë nuk janë asgjë më shumë sesa lekej tiranish. Një gjë të tillë drejtësia shqiptare e provoi pak kohë më parë. Pikërisht kur « heronjtë e fëmijve tanë » që gjenden në SPAK, kërkuan të sekuestrojnë Lapsi.al. Duke e gjetur fajtorin jo tek ata që i vodhën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve për të manipuluar zgjedhjet, por tek gazetarët. Këtë tentativë e rrëzoi, aty për aty, Gjykata e Stazburgut. Sepse ne si media, grabitjen e të dhënave personale të njerëzve, nuk e trajtuam as duke shkelur privacinë. Dhe as si kuriozitet vuajerist se kush patronazhist po i përgjonte. Ne u fokusuan në faktin se ata po përdoreshin si mish për top për interesat e pushtetit. Prandaj dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut na dha të drejtë.

E njëjta fabul shërben edhe për sot. Publikut i bën mirë të zbulojë disa të mëkate dhe krime që qeveritarët ia mbajnë të fshehura. Qoftë edhe nëse ato janë grabitur me qëllime të këqia nga Irani. Pikërisht për këtë, injorimi i këtij urdhëri, që ndalon publikimet, është një detyrë për cilindo gazetar të vërtetë që nuk e jeton profesionin si zvarranik pushteti, njësoj si prokurorët që e shkruan atë. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIProkuroriasulmi kibernetik

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Avokati Beqiri padit në SPAK Metën dhe Berishën, nxjerr provat që i implikojnë në grabitjen e floririt

Avokati Beqiri padit në SPAK Metën dhe Berishën, nxjerr provat që i implikojnë në grabitjen e floririt

Sulmi kibernetik/ Virusi ka hyrë që në qershor në sistemin e policisë

Sulmi kibernetik/ Virusi ka hyrë që në qershor në sistemin e policisë

EVROPA, si e mori emrin kontinenti ynë?

EVROPA, si e mori emrin kontinenti ynë?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com