Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

DETAJET/ Në 2015-ën i shpëtoi vrasjes, kush është gjyqtarja që u ekzekutua sot

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
DETAJET/ Në 2015-ën i shpëtoi vrasjes, kush është gjyqtarja që u ekzekutua sot

Gruaja që u ekzekutua sot nga ish-bashkëshorti i saj është gjyqtarja Fildeze Hafizi, 39 vjeçe. Autori është ish-bashkëshorti i Hafizit, 53-vjeçari Fadil Kasemi, i cili mësohet se e ka përndjekur gruan vazhdimisht, derisa sot e ekzekutoi me dy plumba pas një debati të ashpër. 

Viktima ishte gjyqtare e Shkallës së Parë në Shkodër dhe aktualisht kishte një urdhër mbrojtje nga ish-burri i saj Fadil Kasemi. Ky i fundit, autor i krimit të sotëm, ka tentuar ta vrasë Hafizin në vitin 2015 në Durrës, në sy të fëmijëve.

Pas kësaj, gjyqtarja kërkoi urdhër mbrojtje dhe ish-i shoqi u arrestua dhe u dënua me burg. Fadil Kasemi e ka kryer krimin e sotëm pak pasi ishte liruar nga qelia, teksa përfitoi nga amnistia. Gruaja kishte shprehur frikën se ish-bashkëshorti do ta vriste, gjatë një bisede me kolegen e saj.

Nga martesa e tyre, ata kanë patur dy fëmijë. Autori është arrestuar dhe nuk ka dhënë ende një dëshmi të qartë për ngjarjen e rëndë. Sipas dyshimeve të para, krimi ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi Kasemi kishte kërkuar herë pas here bashkimin me gjyqtaren e ndjerë. 

Ngjarja e vitit 2015:

Me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fadil Kasemin, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale “prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe të “dhunës në familje”.

Sipas policisë gjyqësore, rreth orës 16.00 të datës 19.07.2015 Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të fëmijëve, ish bashkëshorten e tij, Fildes Hafizi. Ajo ka kallëzuar se ka qenë e martuar me shtetasin Fadil Kasemi e se në muajin maj të këtij viti ishin divorcuar, divorc për të cilin Fadili nuk ka qenë dakord. Para disa ditësh ajo ka ardhur në plazh në Golem së bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka në kujdestari, ku ka marrë një dhomë me qera. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre.

Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke telefonuar me të disa herë në ditë. Çifti ka patur probleme e mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit dhe Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me kërkesë për lëshim të urdhërit të mbrojtjes, por në gjykimin e kërkesës së saj ajo nuk është paraqitur e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin.

Më datë 19.07.2015, rreth orës 16.00, Fildes Hafizi së bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dalë nga banesa për të shkuar tek shezlonet në anë të detit, kur ka parë se drejt tyre po afrohej ish bashkëshorti i saj, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka parë është afruar me vrap pa i lënë mundësi që të largohet apo të fshihet. Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar të hapte një çante (marsupio) dhe të nxjerrë diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte të nxirrte armë, i është drejtuar duke iu lutur që të mos i linte fëmijët jetimë, si edhe ka tentuar t’i marrë çantën. Fadili ka reaguar duke e goditur në fytyrë me grusht dhe e ka rrëzuar në rërë. Ata janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin e aty fillimisht ka ndërhyrë djali i tyre, i cili ka parë të atin të hapë çantën e të tentojë të nxjerrë prej andej një send, që ka qenë pistoletë, por që nuk e ka nxjerrë atë.

Po ashtu, kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë. Duke përfituar nga kjo ndërhyrje, Fildesi ka mundur t’i marrë çantën që kishte rënë në tokë e të vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja në fytyrë dhe po bërtiste: “Po më vret, po më vret” dhe i ka kërkuar ndihmë si dhe të njoftonte policinë.

Policia ka mbërritur shumë shpejt e Fildes Hafizi i ka dorëzuar çantën, të cilën e kishte patur Fadili Kasemi. Brenda në këtë çantë policia gjeti e sekuestroi një armë zjarri pistolete TT model 54 me krehër të vendosur në të. Pas ngjarjes, Fadili është ulur në shezlon, duke mbajtur kokën me duar dhe kur ka shkuar policia për ta shoqëruar është prezantuar me gjeneralitete të sakta dhe nuk ka paraqitur asnjë rezistencë.

Nga verifikimi me gyp-indikator alkooli rezultoi se Fadil Kasemi kishte përdorur pije alkoolike dhe përmbajtja e alkoolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetëm raki dhe verë në sasi që nuk justifikojnë atë shkallë përqendrimi të konstatuar. Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat, por ka thënë se arma dhe çanta nuk janë të tijat, por në lidhje me çantën ka pretenduar se ajo i përkiste një personi që nuk e njihte e që e kishte provokuar duke iu ulur në tavolinë, si dhe që i kishte marrë çelësat e veturës dhe i kishte futur në çantë .

Vetura tip “BMW, çelësat e të cilës u gjetën e u sekuestruan në çantën ku ishte pistoleta i përket shtetasit Fadil Kasemi, i cili e kishte blerë pa bërë dokumentet përkatëse, pasi e kishte në provë për disa ditë. Nga kqyrja trupore e Fildes Hafizi konstatohet në fytyrë shenjë dhune fizike. Ajo është pajisur me vendim për ekspertim mjekoligjor, ekspertimi cili nuk është kryer ende. Arma e sekuestruar është dërguar për ekspertim dektikloskopik vlerësues e teknik balistik. Shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë, fillimisht kanë shoqëruar Fadil Kasemi për në Komisariatin e Policisë Kavajë e më pas, ndaj tij u vendos masa e arrestit në flagrancë.

Në kontrollim e veturës nuk rezultoi të gjendej apo sekuestrohej ndonjë send i kundraligjshëm. Faktet e mësipërme përmbajnë elemente të veprës penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të dhunës në familje. Shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë vendosën masën e “arrestimit në flagrancë ” ndaj Fadil Kasemit, pasi ai është kapur me sende të kundraligjshme. Vetë i arrestuari Fadil Kasemi nuk ka paraqitur asnjë pretendim lidhur me veprimet e policisë gjatë arrestimit të tij.

Tags: atentatgjyqtarjai shpetoi vrasjesu ekzekutua

TË LIDHURA

Kaos në rrugët e Laprakës/ Taksia godet urbanin dhe makinën e policisë, dy persona të lënduar
Aktualitet

Kaos në rrugët e Laprakës/ Taksia godet urbanin dhe makinën e policisë, dy persona të lënduar

20:32 | 28/06/2025
Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun
Aktualitet

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

19:03 | 28/06/2025
Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve
Aktualitet

Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

18:52 | 28/06/2025
Next Post
Ekzekutimi i gjyqtares, reagon Manjani: Shokuese, qytetaria u godit rëndë!

Ekzekutimi i gjyqtares, reagon Manjani: Shokuese, qytetaria u godit rëndë!

Sot, 20 vite nga vdekja e princeshë Dianës

Sot, 20 vite nga vdekja e princeshë Dianës

Zbulohet letra e gjyqtares së ekzekutuar drejtuar ambasadorit Lu: Burri do më vrasë!

Zbulohet letra e gjyqtares së ekzekutuar drejtuar ambasadorit Lu: Burri do më vrasë!

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Kaos në rrugët e Laprakës/ Taksia godet urbanin dhe makinën e policisë, dy persona të lënduar
Aktualitet

Kaos në rrugët e Laprakës/ Taksia godet urbanin dhe makinën e policisë, dy persona të lënduar

by mirseda
20:32 | 28/06/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në zonën e Laprakës në Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete:...

Irani dyshohet se po fsheh aktivitete bërthamore, ndalon shefin e IAEA dhe heq kamerat nga impiantet.

Irani dyshohet se po fsheh aktivitete bërthamore, ndalon shefin e IAEA dhe heq kamerat nga impiantet.

19:59 | 28/06/2025
Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

19:44 | 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Takimi i Kurtit me liderët, Abdixhiku: Farsë publike, qëndrimet s’u ndryshuan

Ngërçi politik në Kosovë/ Takimi i Kurtit me liderët, Abdixhiku: Farsë publike, qëndrimet s’u ndryshuan

19:25 | 28/06/2025
Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

19:03 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com