Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Në 10 vitet në vijim, jetëgjatësia për gratë shkon 83.5 vite për burrat 80

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në 10 vitet në vijim, jetëgjatësia për gratë shkon 83.5 vite për burrat 80

Në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite, sipas projeksioneve bazë të INSTAT të publikuara këto ditë. Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje u llogarit 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Kjo distancë parashikohet të ruhet edhe përgjatë dekadës në vijim.

Projeksionet e jetëgjatësisë morën për bazë indikatorin jetëgjatësinë në lindje. Jetëgjatësia në lindje varet nga gjinia sepse natyralisht gratë kanë gjithmonë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Të tria hipotezat e ISTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve. Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,4 në vitin 2018) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave.

Vdekshmëria e ulët

Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët, jetëgjatësia në lindje projektohet të arrijë në vitin 2031 afërsisht në nivelet e shfaqura në vitet e fundit, si për gratë ashtu edhe për burrat, nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë në Europë si Italia, Greqia, Spanja, Zvicra, etj. Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët jetëgjatësia në lindje e burrave mendohet të arrijë në 81,5 vite, ndërsa ajo e grave në 85 vite.

Vdekshmëria e mesme

Në hipotezën e mesme të vdekshmërisë supozohet se jetëgjatësia në lindje e grave do të arrijë në vitin 2031 në 83,5 vite, afërsisht sa mesatarja e Bashkimit Europian. Ritmi i rritjes së këtij treguesi për burrat do të jetë pak më i ulët se ai i grave.

Si rrjedhojë, në vitin 2031 jetëgjatësia në lindje për burrat supozohet të jetë 80 vite. Ky nivel është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian pasi burrat në Shqipëri paraqesin që tani nivele të larta të jetëgjatësisë në lindje, sidomos në qoftë se krahasohet me rajonin.

Vdekshmëria e lartë

Në hipotezën e vdekshmërisë së lartë, supozohet se jetëgjatësia në lindje do të rritet me ritme shumë të ngadalta për periudhën në vazhdim si për burrat ashtu edhe për gratë. Jetëgjatësia në lindje e burrave parashikohet të rritet nga 77,4 vite në 2018, deri në 78,5 vite në 2031. Pra me 1,1 vite përgjatë periudhës 13-vjeçare 2018 – 2031. Edhe jetëgjatësia në lindje e grave parashikohet të rritet me ritme të ngjashme, nga 80,5 vite në 2018, deri në 82 vite në 2031. Pra me 1,5 vite përgjatë periudhës 13-vjeçare 2018 – 2031./Monitor

 

Tags: femratjetegjatesiameshkujttë moshuar

TË LIDHURA

SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO

12:38 | 05/03/2026
BE e shqetësuar për hetimet ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen
Aktualitet

BE e shqetësuar për hetimet ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen

12:31 | 05/03/2026
Anëtar i bandës së Laert Haxhiut, ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra
Aktualitet

Anëtar i bandës së Laert Haxhiut, ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra

12:18 | 05/03/2026
Next Post
Video/LSI ‘armatoset’ një ditë para protestës

Video/LSI 'armatoset’ një ditë para protestës

Zbardhet urdhri i prerë nga Ardi Veliu, postblloqe për të penguar protestuesit

Zbardhet urdhri i prerë nga Ardi Veliu, postblloqe për të penguar protestuesit

Një tjetër kandidat i opozitës në prag të marrjes së mandatit

Një tjetër kandidat i opozitës në prag të marrjes së mandatit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO

by mirseda
12:38 | 05/03/2026
0

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve...

Raketa iraniane në Turqi, NATO: Incident serioz, por neni 5 nuk është “në tryezë”

Raketa iraniane në Turqi, NATO: Incident serioz, por neni 5 nuk është “në tryezë”

12:34 | 05/03/2026
BE e shqetësuar për hetimet ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen

BE e shqetësuar për hetimet ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen

12:31 | 05/03/2026
Anëtar i bandës së Laert Haxhiut, ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra

Anëtar i bandës së Laert Haxhiut, ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra

12:18 | 05/03/2026
Buka nga 120 në 150 lekë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë

Buka nga 120 në 150 lekë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë

12:10 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com