Urimin për një ditë të mbarë për gjithë ndjekësit e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama e bën me pamjet transformuese të Doganës. Një video, 81 sekonda e cila jep ndryshimin që ka pësuar dogana, duke u bërë moderne, pa letra e pa kontakt fizik me doganierët, për të shmangur korrupsionin.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këto 81 sekonda mbi transformimin e doganës së vjetër të mundimeve çerekshekullore në një doganë moderne, pa letra e pa kontakt fizik me doganierë, duke eleminuar korrupsionin e kursyer kohë shumë të çmuar për sipërmarrësit, ju uroj një ditë të mbarë ?”- shkruan Rama.