Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndryshimi i kufijve/ Haradinaj ‘shuplakë’ Thaçit: Mjaft! Si mund t’u besosh zotimeve të Serbisë?

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ndryshimi i kufijve/ Haradinaj ‘shuplakë’ Thaçit: Mjaft! Si mund t’u besosh zotimeve të Serbisë?

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe njëherë ka këmbëngulur se nuk do ta lejojë ndarjen e shtetit të ri.

Me një shkrim në gazetën e madhe amerikane, Washington Post, Haradinaj është shprehur qartë se nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës.

Shkrimi i Haradinajt u publikua në prestigjiozen amerikane në të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi, promovues i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë, u shpreh për Zërin e Amerikës se Prishtina duhet të bëjë marrëveshje me Beogradin.

Shkrimi i Ramush Haradinajt për Washington Post:

Vendit tim, Kosovës, po i kërkohet të bëjë një zgjidhje të pamundur, e cila do ta zbehte sakrificën e bërë nga ushtarët e Shteteve të Bashkuara, e cila do ta dëmtonte stabilitetin e rajonit, dhe e cila do të rrezikonte aleatët e Amerikës. Përballë sulmit të vazhdueshëm nga Serbia, që ka për qëllim të cenojë sovranitetin, sigurinë dhe prosperitetin tonë, janë disa që duan që Kosova të angazhohet në të ashtuquajturin spastrim “paqësor” etnik në Ballkan. Kjo është një përpjekje jolargpamëse, për t’iu nënshtruar ngacmuesit, me shpresë se ngacmimet do të ndalen. Ne nuk do ta bëjmë këtë – përkundrazi, ne do të ngrihemi kundër atyre që duan të na shfrytëzojnë, duke punuar në të njëjtën kohë për një marrëveshje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse.

Pas një fushate terrori e gjenocidi, Kosova fitoi pavarësinë e saj nga Serbia, nëpërmjet sakrificës së madhe, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga NATO’ja. Që nga lufta e 1999’s dhe nga shpallja e pavarësisë sonë më 2008, ne kemi ndërtuar një shtet modern, i vendosur për demokraci, dhe për integrim me NATO’n, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara. Sot, më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara njeh pavarësinë tonë.

Megjithatë, Serbia dhe aleatja e saj, Rusia, kanë refuzuar të njohin sovranitetin tonë, dhe janë përpjekur të bllokojnë anëtarësimin tonë në Kombet e Bashkuara. Duke shkelur marrëveshjen e Brukselit për normalizim të raporteve, Serbia ka punuar që të bllokojë rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE, si dhe drejt anëtarësimit në shumë organizata ndërkombëtare. Javën e kaluar, përpjekja jonë për t’iu bashkuar Interpol’it u pengua, duke i ndihmuar kështu krimit të organizuar dhe duke dëmtuar zbatimin ndërkombëtar të ligjit.

Tani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme:

Serbia do ta njohë Kosovën, nëse ne ia japim asaj një pjesë të territorit tonë. Serbia dëshiron të krijojë një shtet të “pastër” etnikisht, duke ua hequr shtetësinë qytetarëve dhe duke i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre.

Ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar. Ne nuk do ta shkelim kushtetutën tonë, nuk do ta japim sovranitetin tonë, dhe nuk do ta shkatërrojmë integritetin tonë territorial, vetëm që Serbia ta njohë atë që tashmë është fakt.

Ne gjithashtu nuk do të krijojmë një precedent të rrezikshëm, që do të destabilizonte Ballkanin e gjerë dhe vendet që po luftojnë për integritetin e tyre territorial, sikurse Izraeli, Ukraina dhe India.

Shumica e ekspertëve ndërkombëtarë e kundërshtojnë këtë ide. Ajo gjithashtu është refuzuar fuqishëm nga populli i Kosovës – teksa 77 për qind janë shprehur kundër në një anketë të realizuar së fundmi. Si kryeministër i vendit, unë kurrë nuk do ta mbështes një pazar të tillë.

Për më tepër, ne gjithashtu nuk kemi besim se Serbia do t’i respektojë zotimet e saj, duke ditur se ajo në të kaluarën nuk ka vepruar në mirëbesim. Serbia ka dështuar të zbatojë çfarëdo marrëveshje të madhe që ka nënshkruar me Kosovën, përfshirë Planin e Ahtisaarit, marrëveshjen e Brukselit të 2013’s për normalizimin e marrëdhënieve, dhe marrëveshjet e 2013’s dhe të 2015’s për furnizimin me energji elektrike. BE’ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë garantues të këtyre marrëveshjeve, duke demonstruar se si Serbia shpërfill trysninë ndërkombëtare kur ajo aplikohet.

Tags: haradinajkufijvendryshimiThacit

TË LIDHURA

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

22:41 | 28/10/2025
Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Next Post
Humbet jetën shqiptari në Selanik

Humbet jetën shqiptari në Selanik

Banorët bllokojnë rrugën me blloqe betoni, gjatë natës sharrohen pemët

Banorët bllokojnë rrugën me blloqe betoni, gjatë natës sharrohen pemët

Video-ja po bën xhiron e botës/6-vjeçari i vjedh vëmendjen Papa Françeskut (foto-video)

Video-ja po bën xhiron e botës/6-vjeçari i vjedh vëmendjen Papa Françeskut (foto-video)







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com