Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ndryshimi i klimës, po bën që sezonet e alergjive të nisin më herët

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Kokrrat e polenit nga bimët që lulëzojnë, fluturojnë zakonisht edhe qindra kilometra përmes erë. Tani duket se kriza e klimës e ka përshpejtuar udhëtimin e tyre, duke bërë që sezon i alergjive në disa zona të botës të nisë më herët, të zgjasë më shumë, dhe të bëhet nga viti në vit më i ashpër.

Në 3 dekadat e fundit, shkencëtarët kanë vërejtur se temperaturat më të ngrohta nga ndryshimi i klimës, kanë bërë që sezoni i polenit në Amerikën e Veriut të zgjatet me 20 ditë në vit. Njëkohësisht, nivele më të larta të dyoksidit të karbonit (CO2), nënkuptojnë prodhimin e një sasie më të madhe poleni në pranverë.

Tendenca të ngjashme janë vënë re edhe në Evropë. Kjo rritje e sasisë së polenit në ajër, po i përkeqëson të gjitha llojet e problemeve të frymëmarrjes për ata që janë alergjikë. Por nga ana tjetër, ka edhe një fenomen tjetër që shpesh neglizhohet.

Një studim i ri në juglindje të Gjermanisë, ka zbuluar se mënyra e transportimit të polenit në një botë që po ngrohet, po ndryshon gjithashtu sipas modeleve të motit dhe qarkullimit atmosferik, duke e përhapur potencialisht polenin në zona të reja, dhe duke i ekspozuar njerëzit ndaj alergjenëve të ndryshëm, ndaj të cilëve sistemet e tyre imunitare nuk janë të përgatitura.

Studimi i fokusuar në landin e Bavarisë në Gjermani, përdori 6 stacione të monitorimit të nivelit të polenit në rajon, duke ndjekur 7 lulëzimin e 7 lloje bimësh. Gjatë viteve 1987-2017, autorët zbuluan se specie të caktuara, si shkurret e lajthisë dhe pemët e alderit, e kanë zgjatur deri në 2 ditë në vit sezonin e tyre të lulëzimit, duke e shtuar deri në 60 ditë sezonin e polenit në Bavari gjatë kësaj periudhë.

Dhe fakti më i habitshëm, ishte se shumica e polenit nuk ishte vendas. Në stacionet e monitorimit alpin, 75 për qind e specieve të polenit ishin me origjinë nga jashtë Bavarisë. Në stacionet pjesës së ultësirës bavareze, ​​63 për qind e poleneve kishin lidhje me burime jo-lokale të polenit, dhe kjo ishte e vërtetë edhe në sezonin kryesor të polenit në Bavari.

Gjetjet e këtij studimi, përputhen edhe me një studim tjetër të kohëve të fundit, që u zhvillua në të gjithë Evropën, dhe që zbuloi se vetëm transporti i polenit përbën deri në 20 për qind të ndryshimeve të fundit në polenin e barit, dhe deri në 40 për qind të ndryshimeve në polenin e shkurreve.

“Transporti i polenit ka pasoja të rëndësishme për kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e sezonit alergjik të polenit”-thotë eko-klimatologu Ji Juan nga Universiteti Teknik i Mynihut. Tashmë, alergjitë e polenit ndikojnë deri në 40 për qind të popullsisë në Evropën Veriore, dhe studimet e fundit sugjerojnë se përqendrimet më të larta të polenit, sezonet më të gjata dhe përhapja e poleneve në zona të reja, mund ta përkeqësojnë akoma më shumë stinën e alergjive.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/climate-change-is-exposing-people-to-new-pollens-and-longer-allergy-seasons

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: alergjindryshimi i klimëspolene

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Basha pyet qytetarët: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini (Video)

SHBA/ Gjykata gjobit me 65 milion dollarë rrjetin social Facebook, ja arsyeja

Video/ Shkëputet masa gjigande e akullit në Antarktidë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

by mirseda
12:30 | 05/06/2026
0

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në...

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026

Rama nga Tivati: Për Zvërnecin s’ka ende projekt të miratuar

12:07 | 05/06/2026

“Po na vriten djemtë”/ Xhaxhai i policit të vrarë apel Begajt në homazhe

12:04 | 05/06/2026

Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo: Vendosa të largohem

11:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com