Pandemia e koronavirusit duket se do të sjellë sërish ndryshime në botën e sportit. Tendenca më e fundit që po përhapet në SHBA, pritet që të nxjerrë në pension bilbilin klasik.
Në SHBA ka filluar aplikimi i bilbilave elektronikë, që mendohet se do të shmangë rrezikun e infektimit. Gjyqtarët që do ta mbajnë këtë bilbil nuk do t’i fryjnë, por do ta aktivizojnë nëpërmjet një pulsanti.
“Them se nuk mund të përdoret më bilbili. Lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vendos bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut.”, u shpreh Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll.
Bilbili elektronik është hedhur në treg nga “Fox40”, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët.