NATO ka reaguar pas votës në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshmet Kushtetuese.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bën apel për qeverinë dhe politikës që pas kësaj të nisin punën për mundësinë e madhe historike të vendit.
“E përshëndes votimin në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në # NATO”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
Reagimi erdhi pasi parlamenti i Maqedonisë votoi në orët e vona me 80 vota “pro” votoi ndryshimet kushtetuese.