Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndrangheta i frikësohet më shumë shkollës sesa drejtësisë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ndrangheta i frikësohet më shumë shkollës sesa drejtësisë

Nga: Andrea Pasini “Il Giornale”

“Mafia i frikësohet shkollës më shumë sesa drejtësisë, pasi arsimi heq barin nën këmbët e kulturës mafioze”.Nuk është për t’u habitur që për ta filluar këtë artikull, zgjodha një citim nga Antonino Caponnetto, gjykatësi që ishte një nga simbolet e luftës kundër krimit të organizuar në Itali.

Në karrierën e tij, së bashku me Giovanni Falcone, Paolo Borsellino, Giuseppe Di Lello dhe Leonardo Guarnotta, ai nxori para drejtësisë mbi 400 kriminelë të lidhur me Cosa Nostra-n.

Pra, duke u nisur nga angazhimi i një njeriu që i kushtoi jetën vendit të tij, unë dua t’i drejtohem qeverisë së re, nga kryeministri i saj Mario Draghi, tek ministrat e tij Luciana Lamorgese dhe Patrizio Bianchi, që të kenë një angazhim konkret në luftën kundër mafias dhe Ndranghetas, duke filluar nga të rinjtë tanë.

Unëkam lexuar shumë deklarata të politikanëve, në lidhje me fuqinë e shkollës për ta“mposhtur” këtë plagë sociale. Fjalët janë ndonjëherë të rëndësishme, por ato gjejnë shumë rrallë një konfirmim me realitetin, si në rastin“Projektit Edukativ Anti-Mafia”, të ngritur 15 vjet më parë nga Qendra e Studimit Pio La Torre.

Gjithsesi, sot na duhet një sinjal konkret nga kupola e institucioneve, si dhe nga politika. E përse të mos përfshihen leksionet mbi luftën kundër mafias në programin mësimor të të gjitha shkollave italiane?Në këtë periudhë pasigurie, kur njerëzit ndihen të dekurajuar, autoritetet e kanë për detyrë që ta tregojnë veten se janë të fortë, dhe të dërgojnë mesazhe shprese.

Mafia mbetet popullore në disa zona, pasi përfiton nga përshkueshmëria dhe pajtueshmëria e një pjese të klasës sunduese, si dhe nga përhapja e korrupsionit. Ndaj, ne nuk duhet t’i lejojmë ata që ta shfrytëzojnë pandeminë, për të përhapur mesazhin e tyre të urrejtjes.

Le të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve tanë atë që përcaktohet shpesh si “ndjenja e ligjshmërisë ”.E kush përveç shkollës mund ta marrë përsipër këtë barrë? Siç u shpreh dikur magjistrati dhe prokurori antimafia Pier Luigi Vigna:“Shkolla është momenti i parë në të cilin një i ri mund të hyjë dhe shpesh të bjerë në kontakt me të rinj të ndryshëm prej tij, si për nga gjendja ekonomike, aftësitë intelektuale, gjuha dhe raca.

Për më tepër, shkollat ​​janë një strukturë e imunizimit të mundshëm nga rreziqet e devijimit social dhe paligjshmërisë. Ato janë si një rrjet, që nëse frymëzohen nga këto parime, mund të krijojnë një ndjenjë të ligjshmërisë që vepron si një “vaksinë” për sjelljet e paligjshme, dhe kundër heshtjes përballë paligjshmërive.

Shkolla duhet të zgjojë aftësinë për të reaguar pozitivisht, për të denoncuar. Sepse heshtja është faza e parë e shkëputjes nga institucionet, e cila më pas në rajone të caktuara lind edhe fenomenin e jashtëzakonshëm të omertës (heshtjes)”.

Unë jam Andrea Pasini, një sipërmarrës nga Trezzano Sul Naviglio, një qytet në periferinë jugperëndimore të Milanos, ku prej të paktën 20 vjetësh Ndrangheta e ka prekur thellë sistemin ekonomik dhe politik, duke sjellë pasiguri dhe shkatërrim.

Buccinasco, Cesano Boscone, Rozzano dhe Trezzano Sul Naviglio,janë fshatra ku shumë familje të Ndranghetas, e kanë “ndotur” strukturën tonë shoqërore për dekada. Beteja e vërtetë kundër këtyre njerëzve, është t’u shpjegojmë të rinjve se sa e rëndësishme është që në jetëtë zgjedhin të jenë burra dhe gra të lira, njerëz të ndershëm dhe për sëmbari.

Dhe se sa e rëndësishme është të jesh në anën e shtetit, institucioneve dhe ligjit. Dhe të qëndrojnë çdo ditë me guxim në krah të atyre që luftojnë, madje edhe me koston e jetës së tyre, neverinë që përfaqëson mafia ose Ndrangheta.

Shpresoj që qeveria e re, tek e cila shpreson shumë e gjithë Italia, të vendosë të ndërmarrë një angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Edukimi qytetar po u mëson të rinjve tanë të mendojnë, duke mësuar se edhe një individ mund të bëjë shumë në luftën kundër krimit, sepse ne të gjithë jemi të domosdoshëm.

Këtë gjë na e kanë mësuar shumë gjyqtarë dhe oficerë të zbatimit të ligjit, si karabinierët, policët dhe agjentët e krimit ekonomik, që kanë humbur jetën në luftën e tyre kundër Mafias. Ndaj, le të mos lejojmë që të harrohet ky leksion i rëndësishëm i jetës.

Burimi i lajmit:

Tags: ‘Ndragheta’drejtesiashkolle

TË LIDHURA

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

23:01 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Bota

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Bota

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

14:49 | 17/12/2025
Next Post
Zbardhet lista e kandidatëve të sigurtë të PD në Tiranë, kryeson Basha (Emrat)

Zbardhet lista e kandidatëve të sigurtë të PD në Tiranë, kryeson Basha (Emrat)

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Berisha: Rama po shet detin

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com