Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ndotja e ajrit/Protesta në Prishtinë, “Boll na helmuat”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ndotja e ajrit/Protesta në Prishtinë, “Boll na helmuat”

Ndotja e ajrit/Protesta në Prishtinë, “Boll na helmuat”Disa qindra qytetarë të Prishtinës, me moton “Duam ajër të pastër”, kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” dhe para objektit të Kuvendit të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të opinionit dhe institucioneve të vendit për nivelin alarmant të cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Ditët e fundit, cilësia e ajrit, sipas matjeve zyrtare, është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovëskanë marrë masa të caktuara, në përpjekje për ta ulur nivelin e ndotjes së ajrit.

Protestuesit në Prishtinë kanë vendosur para Kuvendit të Kosovës pankartat me mesazhe kundër ndotjes së ajrit.

“Helm”… “U ngufatëm”…”Kontrollo cilësinë e naftës”…” Ajër”,, ishin disa nga mesazhet nga parullat që mbanin në duar protestuesit.

Në emër të qytetarëve që kanë protestuar ka folur Vullnet Krasniqi, i cili ka thënë se përgjegjësinë kryesore për cilësinë e ajrit në Prishtinë, e bartin institucionet e vendit, për shkak të shpërfilljes që i kanë bërë këtij problemi për vite të tëra.

“Sot jemi mbledhur për të protestuar për diçka elementare, sikur ajri. Bash sot, pas 17 vjetësh që nuk kanë bërë asgjë, sot e kanë gjetur që të organizojnë një mbledhje të jashtëzakonshme për ajrin. Por, është mjaft. Nuk duam më t’ju dëgjojmë duke folur. Ju kemi dëgjuar qe 17 vjet. Tash duam ajër, ajër të pastër”, theksoi Krasniqi.

Ai ka shtuar se kërkesa e protestuesve është që të furnizohen shkollat dhe qendrat mjekësore me maska për mbrojtje nga ajri i ndotur.

Në anën tjetër, në koordinim me autoritetet qendrore të vendit, autoritete komunale të Prishtinës kanë nisur sot zbatimin e disa masave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Ato kanë ndaluar shitja e thëngjillit brenda territorit të Prishtinës, si dhe qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës nga ora 6 deri në orën 22, përveç atyre të transportit publik, automjeteve emergjente, të policisë, të misioneve diplomatike, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të EULEX-it, inspeksionit, taksive të licencuara.

Në rrugët e Prishtinës janë angazhuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kontrollimin e trafikut dhe patrullat policore janë parë në të gjitha rrugët që qojnë drejt qendrës së qytetit.

Megjithatë, disa qytetarë të Prishtinës, të cilët kanë marrë pjesë në protestë, i kanë vlerësuar masat e autoriteteve si të pamjaftueshme. Arbnora Ademi nga Prishtina, thotë se për cilësinë e ajrit duhet të vetëdijesohen edhe institucionet, por edhe vetë qytetarët.

“Jo, nuk mendoj që janë masat e duhura dhe korrekte. Por, duhet po aq sa Qeveria edhe ne si popull me qenë të kujdesshëm. Nuk janë vetëm veturat, por ka edhe ndotje tjera më të vogla dhe që krijojnë diçka më të madhe”, tha Ademi.

Fatmir Curri, po ashtu nga Prishtina, thotë se tash e disa vite, sidomos në stinën e dimrit, ajri në Prishtinë është i ndotur. Por, sipas tij, ditëve të fundit është shpërfaqur vetëdijësimi më i madh i qytetarëve për gjendjen alarmante të ajrit.

“Këto masa që i ka marrë sot Komuna nuk janë të mjaftueshme, sepse e dimë që ndotësi kryesorë është Obiliqi, pastaj djegësit e qymyrit, por edhe për veturat po thuhet që po marrin pjesë, shkruan rel. Ajo që mungon është një analizë e vërtetë se cilët janë shkaktarët e më pas të merren masat e duhura”, theksoi Curri.

Të dhënat që ditë më parë ka ofruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës tregojnë se vlerat e PM 2.5 janë disa herë jashtë normales, duke arritur edhe mbi 400 grimca, sipas kësaj matjeje.

Tags: Bolle ajrithelmuatndotjaPrishtineprotesta

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Berisha nxjerr dokumentin: Të arrestohet ministrja Etilda Gjoni

Berisha nxjerr dokumentin: Të arrestohet ministrja Etilda Gjoni

Aubameyang gjatë prezantimit tek Arsenal

Aubameyang lojtar i Arsenal, por lajmet e mira nuk mbarojnë këtu

Dorëhiqet një tjetër anëtar i Kushtetueses, gjykata drejt kolapsit

Dorëhiqet një tjetër anëtar i Kushtetueses, gjykata drejt kolapsit

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com