Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

NDOTJA E AJRIT/Kur mediat nuk dinë të lexojnë raportet; Ja sa njerëz humbën jetën në vitin…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, TT
NDOTJA E AJRIT/Kur mediat nuk dinë të lexojnë raportet; Ja sa njerëz humbën jetën në vitin…

Në mediat shqiptare sot u publikuan shifra të një raporti vjetor i 2016-s që flet për Cilësinë e Ajrit në Europë. Në këto medie është shkruar se në Shqipëri për vitin 2016 prej ndotjes së ajrit vdiqën 2120 persona. Shifra është publikuar në raportin e “Cilësia e Ajrit në Europë, 2016”.

Këto media publikuan lajmin se shumica e njerëzve që kanë humbur jetën prej pranisë së lartë të grimcave të rrezikshme në ajër PM-2.5  janë 2010 persona,  ndërsa 10 prej tyre kanë humbur jetën prej dyoksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit.

Gabimi i parë që bënë mediat shqiptare

Shifra e 2120 persona që vdiqën nga ndotja e ajrit është e saktë por nuk i përket vitit 2016 por është e vitit 2013. Tabela 10.1 në faqen 60 të këtij raporti, të cilat mediat i referohen, thotë se “Vdekjet e parakohshme që i atribuohen ekspozimit PM2.5, (grimcave të rrezikshme në ajër),  NO2 (dyoksidit të nitrogjenit) dhe O3 (ozonit)  në 41 shtete evropiane dhe BE-28 në vitin 2013”

Shifrat janë vërtet këto, por ashtu si thuhet në tabelë i përkasin vitit 2013 dhe jo vitit 2016.

Gabimi i dytë që bënë mediat shqiptare

Të gjitha mediat shkruan se në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.

Shifra 776 nuk është numri i të vdekurve por janë vite jetë për personat që vdiqën në 2013 me një përllogaritje për 100. 000 banorë. Por, në total numri i viteve jetë po të mos kishte ndotje ajri do të ishte 22 300 vite jetë më shumë për ata 2120 që humben jetën në 2013.

Artikulli i botuar sot në mediat online

Mediat mblodhën; PM2.5, 730 + NO2, 3 + O3 43 = 776 por kjo shifër nuk tregon numrin e personave që kanë humbur jetën, por vite-jetë me një përllogaritje për 100.000 banorë. (Sqarim i plotë më poshtë ku shpjegohet se çfarë tregojnë tabelat).

Po nga doli kjo shifër dhe ku e gjetën mediat?

Mediat ju referuan tabelës 10.2 në faqen 61 të këtij raporti e cila tregon “Vitet e humbura të jetës (YLL) që i atribuohen ekspozimit PM2.5, NO2 dhe O3 në 41 shtete evropiane dhe BE-28 në vitin 2013”

Por çfarë tregon tabela 10.1 dhe tabela 10.2?

Tabela 10.1 Tregon numrin e vdekjeve të parakohshme. Vdekjet e parakohshme janë vdekje që ndodhin para se një person të arrijë një moshë të pritshme. Kjo moshë e pritshme është zakonisht mosha e jetëgjatësisë standarde për një vend te gjinitë respektive. Vdekjet e parakohshme konsiderohen të jenë të parandalueshme nëse shkaku i tyre mund të jetë eliminuar. Në rastin konkret vdekjet e parakohshme vijnë për shkak të ndotjes së ajrit. “Vdekjet e parakohshme që i atribuohen ekspozimit PM2.5, (grimcave të rrezikshme në ajër),  NO2 (dioksidit të nitrogjenit) dhe O3 (ozonit)  në 41 shtete evropiane dhe BE-28 në vitin 2013”

Tabela 10.2 Tregon vitet e humbura për shkak të ndotjes së ajrit. Vitet e humbjes së jetës (YLL) përcaktohen si vitet e jetës së mundshme të humbur për shkak të vdekjes së parakohshme. Ky është një vlerësim i viteve mesatare që një person do të kishte jetuar nëse ai ose ajo nuk do të kishte vdekur para kohe. YLL  merr parasysh moshën në të cilat ndodhin vdekjet, duke i dhënë peshë më të madhe vdekjeve në një moshë më të vogël dhe një peshë më të vogël ndaj vdekjeve në një moshë më të vjetër. Ai jep informacione më të nuancuara se sa vetëm numrin e vdekjeve të parakohshme. Vitet e humbura të jetës (YLL) që i atribuohen ekspozimit PM2.5, NO2 dhe O3 në 41 shtete evropiane dhe BE-28 në vitin 2013.

Cili është lajmi?

Në vitin 2013 në Shqipëri kanë humbur jetën 2120 persona nga ndotja e ajrit nga të cilët 2010 persona nga grimcave të rrezikshme në ajër PM2.5, 10 persona prej dioksidit të nitrogjenit NO2 , dhe 100 persona humbën jetën prej ozonit.

Në vitin 2013 në Shqipëri nga statistikat e raportit për personat që humbën jetën thuhet së këta persona të gjithë së bashku po të mos kishte ndotje do të kishin edhe 22 300 vite jetë. Këto vite do të ishin të ndara në; 21 000 vite jetë për ata që vdiqën nga grimcave të rrezikshme në ajër PM2.5, 100 vite jetë për ata që vdiqën prej dioksidit të nitrogjenit NO2, 1200 vite jetë për ata persona që humbën jetën prej ozonit. (TIRANA TODAY)

Raporti që flet për  “Cilësinë e Ajrit në Europë 2016” mund ta lexoni këtu: 

Air Quality in Europe Report 2016 by Tirana Today on Scribd

Tags: humben jetenlexojneMediatNdotja e ajritne vitinnjerëzraportet

TË LIDHURA

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys
Aktualitet

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

16:44 | 20/05/2025
Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme
Aktualitet

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

16:32 | 20/05/2025
Vrasja e komisarit Artan Çuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin
Aktualitet

Vrasja e komisarit Artan Çuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

14:29 | 20/05/2025
Next Post
Kryemadhi, Ramës: Makthi yt janë britmat e njerëzve të varfër

Kryemadhi, Ramës: Makthi yt janë britmat e njerëzve të varfër

Pakistan, kryeministri Nawaz Sharif po gjykohet për korrupsion

Pakistan, kryeministri Nawaz Sharif po gjykohet për korrupsion

STOLI I KUQEZINJVE/FSHF mes Panuçit, De Canios dhe Alberto Malesanit

STOLI I KUQEZINJVE/FSHF mes Panuçit, De Canios dhe Alberto Malesanit

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Portieri i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur
Sport

Portieri i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

by mirseda
16:48 | 20/05/2025
0

Ish-portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është larguar nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Gjatë karrierës, Reina...

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

16:44 | 20/05/2025
Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

16:32 | 20/05/2025
KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…

KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…

15:21 | 20/05/2025
Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

15:18 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com