Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me cilësinë më të ulët të ajrit në Evropë, e për pasojë me një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë.
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vendet e Evropës Lindore dhe ato të Ballkanit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Ukraina, kanë shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të lidhura me këtë faktor, në të gjithë Evropën.
Statistikat thonë se Shqipëria është e treta në Evropë për nga vdekshmëria, si pasojë e ndotjes së ajrit, pas Bosnjës dhe Bullgarisë.