Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka dhënë një deklaratë për mediet, ku ka kërkuar urgjentisht nga ministrja Kumbaro që të ndalohet cdo ndërtim në Butrint.
Vokshi u shpreh se po ndjek me vëmendje këtë çështje, ndërsa tha se deklarata e drejtoreshës së UNESCO për ndërtimin në Butrint nxori zbuluar ministren e Kulturës, Kumbaro.
FJALA E VOKSHIT:
PD po ndjek debatin mbi ndërtimet e lejuara nga Kumbaro në brendësi të parkut të Butrintit. Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme, është vlerësuar si pasuri e njerëzit. Monumentet e shumta arkeologjike për shkak të rolit në thesarin e kulturës e bëjnë që të jenë në mbrojtje të UNESCO.
Arkeologë dhe profesionistë kanë denoncuar skandalin e vendimeve të marra nga Kumbaro pranë një muri prehistorik, ku këto ndërtime janë kategorikisht të ndaluara. Këto leje janë në shkelje totale të ligjit dhe janë dhënë në një hark kohor në më pak se dy javë.
A është zhvilluar tender? A janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llaçit? Cila është pika konkrete që do të bëhet ndërhyrja, pasi nuk është bërë publike? Cili është destinacioni i ndërtimit dhe kush do e menaxhojë?
Përfaqësuesja e UNESCO është shprehur se nuk kemi dhënë leje, ç’ka nxjerr zbuluar Kumbaron. PD i bën thirrje qeverisë që të ndalojë çdo ndërhyrje brenda parkut, deri në sqarimin e plotë të shqetësimeve, si dhe i bëjmë thirrje prokurorisë për hetime të thelluara.
Ne deputetët e PD pranë komisionit të arsimit kemi kërkuar dëgjesë urgjente, që do të mbahet nesër. Do të bëjmë transparencë të plotë deri atëherë PD kërkon nga qeveria që ndërpresë punimet brenda Butrintit.