Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ndërpriten kërkimet në Kizhevak të Serbisë, janë nxjerrë pjesë kockore

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Ndërpriten kërkimet në Kizhevak të Serbisë, janë nxjerrë pjesë kockore

Gjatë gërmimeve në varrezën masive të Kizhevakut në Rashkë të Serbisë, autoritetet deri më tash kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore të 4 deri në 5 personave. Kjo është bërë e ditur në konferencën për media të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit në Kosovë.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar se kërkimet zyrtare në këtë varrezë masive kanë nisur dy javë më herët dhe se terreni ka qenë mjaft i vështirë.

“Dje për shkak të motit janë detyruar që të ndërpresin punën, sepse javën e kaluar ka pasur shumë shi dhe pritet që shumë shpejtë të bie edhe borë”, tha Gërxhaliu.

“Deri më tash janë tërhequr ato pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe pas gjetjes. Të njëjtat janë ekzaminuar në aspektin mjeko-ligjor, janë marrë mostrat për AND, dhe para se t’i qasemi punës në pranverë, do t’i kemi edhe rezultatet e identifikimit, me çka do ta dimë edhe cilit regjion i takojnë, sepse do të jenë të sakta”, shtoi ai.

Zyrtarët njoftuan se pjesa tjetër e lokacionit është konservuar me standarde pesë-shtresore, me masa gjeoplastike, të cilat nuk lejojnë lëvizjen e as lagien e vendit. Për të ofruar siguri është ndërtuar edhe një çati në pjesën e epërme.

Varreza masive në Kizhevak është e pesta varrezë masive me viktima shqiptare që zbulohet në territorin e Serbisë. Aty dyshohet se mund të jenë fshehur mbi 18 viktima të luftës së vitit 1999.

Bëhet fjalë për një minierë ku për vite të tëra janë hedhur gurë dhe mbeturina.

Zbulimi i saj sipas Gërxhaliut është bërë fal imazheve satelitore te ushtrisë amerikane, që janë siguruar përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Zhvarrosja e trupave në vendin e ish-minierës “Kizhevak”, afër kufirit midis Serbisë dhe Kosovës, filloi më 30 nëntor.

Aspekti mjeko-ligjor menaxhohet nga një ekip i ekspertëve mjeko-ligjorë serbë dhe ekspertë nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe delegacioni i Kosovës i Grupit Punues për Personat e Zhdukur, që është i pranishëm në rolin e vëzhguesit.

Vlerësohet se në këtë lokacion mund të jene mbetjet prej shtatë deri 20 personave, ka deklaruar për REL Matthew Holliday, kreu i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP më 2 dhjetor.

Ai ka shtuar se kjo varrezë masive është “ndoshta e lidhur me zhvarrosjen në Rudnicë afër Rashkës disa vjet më parë” dhe se viktimat e gjetura në vendin e ri ishin “të lidhura me të njëjtën ngjarje në Kosovë në 1999”.

Në një njoftim të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur thuhej se vendndodhja “Kizhevak” ka qenë objekt i hulumtimit dhe kërkimeve për pesë vitet e fundit, bazuar në urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Luftës.

Që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në 4 lokacione janë gjetur varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Zyrës për persona të zhdukur të UNMIK-ut, në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa. Të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, janë gjetur 61 trupa. Në liqenin Peruqac, në vitin 2001, është zbuluar varrezë masive me 84 trupa.

Për herë të fundit, varrezë masive është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave.

Më shumë 1.640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur.

Tags: kizhevakserbishqiptarevarre

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Shkodër: Protestuesit hyjnë brenda selisë së PS-së, shkatërrojnë gjithçka

Shkodër: Protestuesit hyjnë brenda selisë së PS-së, shkatërrojnë gjithçka

Protesta në Shkodër/ Ndërhyn FNSH, hidhet gaz lotsjellës

Protesta në Shkodër/ Ndërhyn FNSH, hidhet gaz lotsjellës

Rama me akuza: Meta përbalt policinë, Basha Ministri i Brendshëm i 21 janarit

Rama akuza Metës dhe Berishës: Duan ta bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com