E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Shkodër: Protestuesit hyjnë brenda selisë së PS-së, shkatërrojnë gjithçka

Përshkallëzohet protesta e qytetarëve në Shkodër. Pas thyerjes së xhamave të selisë së Partisë Socialiste, disa të rinj kanë shpërthyer derën kryesore dhe janë futur brenda.

Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri. Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie, dhe u kanë vënë flakën.

Prej 3 ditësh në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit janë organizuar një sërë protestash për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi dorëheqjen nga posti 2 ditë më parë, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq.

Ata kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, megjithatë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se diçka e tillë nuk do të ndodhë, duke i etiketuar protestuesit, si lukubi halabakësh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...