Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndërkombëtarët nuk mund ta krijojnë precedentin, Presidenti po

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka jetë për Ramën dhe Bashën pas 30 qershorit?

Nga: Alfred Lela

Hazërxhevapi ndaj vendimit të Presidentit të Republikës për të ç’dekretuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve, niset nga interesa apo shije politike të rastit dhe të çastit. Ai ndahet në bardh e zi, si çdo gjë në Shqipëri. Një pjesë bërtasin ‘urra!’ dhe ‘çfarë akti i madh!’, dhe të tjerë e identifikojnë presidentin si të LSI, të Monikës, Lulit apo Doktorit.

Çka bën në fakt vendimi i z. Meta, mund të kualifikohet si ‘ndihmë’ për kryeministrin Rama, më shumë se për opozitën. Meta, së pari, i dha mundësi Edi Ramës të shpëtojë nga the royal fuck up që do të ishin një palë zgjedhje me të njëjtin Maliq dhe të njëjtin ligj. Më pas, kreu i shtetit i krijoi mundësinë shefit të qeverisë ‘të pozojë’ për pak në rolin e viktimës dhe, në fund, jo më pak e rëndësishme kjo, të krijojë një bllok të qartë politik, edhe brenda familjes së majtë, e cila nuk dukej se ishte e gjitha dakord me jermin e shefit të vet. Që nga implikimi me kufijtë e Kosovës, çngjyrosjen e PS si alternativë e qendrës së majtë dhe shndërrimin në alternativë force sipas parimit ‘qëllimi i pushteti përligj çdo mjet (edhe Nënnjeriun e zgjedhjeve, Niçen).

Alarmi që duket se ka rënë në kampin e majtë, politik dhe mediatik, për ‘puçin kushtetues’ të Metës, mendoj se duhet t’ia kursejnë Ramës. Sigurisht, vetëm nëse edhe vetë kreu i qeverisë nuk bie në rrjetën e së njëjtës logjikë. Ai do ta trajtojë, sigurisht, si të tillë, publikisht, duke i shpallur ‘luftë finale’ Metës, por vetmevete do të mendojë ndryshe.

Këto mendime jopublike do t’ia shohim te aktet. Pra, si do të sillet në raport me ‘propozimin’ e Presidentit. Sepse, në fakt, Meta nuk ka marrë një vendim, sesa ka hedhur një propozim në arenën  politike. Të cilin e mbështet me kapacitetet juridike dhe unitariste të zyrës që përfaqëson.

Një diplomat i huaj i tha Politiko, pas vendimit të Metës për të ç’dekretuar 30 qershorin se, pas lëvizjes duhet të jetë një ‘lojë më e madhe’. Cila mund të jetë loja?

Ndërkombëtarët nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e zgjidhjes, prej frikës se lëshimi ndaj aktit të djegies së mandateve nga opozita shqiptare do të krijonte një precedent që mund të imitohej në Ballkan në të ardhmen. Amerikanët sidomos, pasqyruar kjo edhe në qëndrimin e së shtunës të Mathew Palmer në një intervistë për Top Channel.

Disa parlamentarë gjermanë kanë qenë i vetmi përjashtim. Nënkryetari i grupit të CDU/CSU ka theksuar madje se, as data e zgjedhjeve as tërheqja e kryeministrit nuk duhet të jenë tabu. Megjithatë, as gjermanët e CDU, partisë simotër të PD, nuk kanë mënuar që ta kritikojnë vendimin e opozitës për djegien e mandateve. E njëjta drojë, ajo e krijimit të precedentit rajonal që mund të riluhet në skena të tjera politike ballkanike.

Presidenti Meta e ka zgjidhur këtë ngërç me vendimin e ç’dekretimit. Ai e ka kthyer krizën në shtëpi duke propozuar që palët të ulen në tryezë, duke u bërë ai, jo të huajt, krijues i precedentit. Në këtë rast precedenti mbetet shqiptar, ashtu si dhe vetë kriza dhe mosmarrëveshja.

Ilir Meta i ka shpëtuar të gjitha palët, në një farë mënyre. Ka bërë në ndërkohë edhe një vetëpromovim: duke siguruar shumë mbështetës apo skeptikë se ai është një ‘kafshë politike’ e pëlqen ose jo, dhe se është gati të marrë vendime të forta. Ilir Meta tregoi me vendimin e sotëm se mund të kthejë një zyrë honorifike, siç është ajo e Presidentit të Republikës në një bosht ku pengohet dhe zhvillohet loja e pushtetit politik në Shqipëri.

 

Tags: alfred lelanderkombetaretpresidenti

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Vendimi i Metës/ “Trondit” Sokol Hazizaj, flet për një marrëveshje të fshehtë

Vendimi i Metës/ "Trondit" Sokol Hazizaj, flet për një marrëveshje të fshehtë

“Rama do të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por brenda PS”

“Rama do të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por brenda PS”

Rama i papërgatitur për shtyrjen e zgjedhjeve, ja çfarë deklaroi të enjten në ‘Real Story’

Rama i papërgatitur për shtyrjen e zgjedhjeve, ja çfarë deklaroi të enjten në 'Real Story'







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com