Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndërhyrjen në zgjedhje/Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv, sanksione të ashpra ndaj…

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump sulmon përsëri mediat: E vërteta nuk ka rëndësi për ata

Shtetet e Bashkuara po kërcënojnë me vendosjen e sanksioneve automatike për ta penguar Rusinë dhe ndonjë kundërshtar të mundshëm tani dhe në të ardhmen, që të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që autorizon një numër sansionesh ekonomike dhe ndëshkime të tjera kundër çdo personi, grupi, apo shteti, që vlerësohet të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Urdhëri vjen vetëm 8 javë para se votuesit të shkojnë në zgjedhje dhe ai përfshin sulmet ndaj infrastrukturës zgjedhore, sulmet kibernetike kundër kandidatëve, apo organizatave politike dhe fushata dezinformimi.

Ai vjen po ashtu ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të ketë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, pas pranimit nga presidenti Trump të mohimit që presidenti rus i bëri akuzave të përfshirjes së vendit të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi I presidentit Trump binte ndesh me gjetjet e komunitetit amerikan të zbulimit.

“Kjo është një përpjekje tjetër, në mesin e disa përpjekjeve të administratës, për t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga ndërhyrja e huaj në zgjedhjet tona dhe më gjerë, në procesin tonë politik”. – tha të mërkurën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton në një konferencë shtypi me gazetarët.

“Ne ndjemë se ishte e rëndësishme të tregonim që Presidenti e ka marrë në kontroll këtë çështje, së cilës ai i kushton një rëndësi të veçantë.” – shtoi zoti Bolton.

Përpjekjet për ndërhyrje nga Rusia

Vazhdimisht ka patur shqetësime lidhur me sulme, ose fushata dezinformimi, të nxitura pjesërisht edhe nga sulmet që vetë presidenti Trump i ka bërë hetimeve që po kryen një prokuror i posaçëm për aktivitetin e Rusisë dhe mundësinë e bashkëpunimit të Moskës me ekipin e fushatës së zotit Trump.

Presidenti Trump vazhdimisht e ka cilësuar hetimin si një “gjueti shtrigash”.

Por përmes një deklarate të mërkurën në mbrëmje, presidenti tha se urdhëri i tij ekzekutiv e bën të qartë se Shtetet e Bashkuara “nuk do të tolerojnë asnjë formë ndërhyrjeje nga jashtë në zgjedhjet tona.”

“Kur është fjala për politikën tonë të jashtme, administrata ime ka vepruar me vendosmëri dhe ka marrë masa, gjë që administratat e mëparshme nuk e kanë bërë. Nënshkrimi i Urdhërit Ekezekutiv, është një tjetër vendim në mesin e masave më të forta të marra deri më sot nga një President i Shteteve të Bashkuara, për të mbrojtur sistemin tonë elektoral.” – tha presidenti Trump.

Sanksione automatike

Urdhëri i ri ekzekutiv i jep agjencive amerikane të zbulimit 45 ditë afat pas zgjedhjeve, për të raportuar çdo përpjekje për ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare do t’i rishikuar këto gjetje. Në se ato janë dakord me vlerësimin, kjo do të sillte fillimin e sanksioneve të menjëhershme.

Sanksionet mund të përfshijnë bllokimin e qasjes tek pronat dhe interesat, kufizimin e aksesit në sistemin financiar të SHBA, ndalimin e investimeve për kompanitë që zbulohet të jenë përfshsirë në këtë aktivitet dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të individëve të përfshirë.

Përveç kësaj, urdhëri e autorizon Departamentin e Shtetit dhe atë të Thesarit, që të vendosin sanksione shtesë, në se mendohet se është e nevojshme.

Një zyrtare e rëndësishme e Departamentit të Shtetit e vlerësoi si fillim i mirë urdhërin ekzekutiv.

“Unë e përgëzoj këtë përpjekje për masa të rrepta, për të mos lejuar ndërhyrjen nga jashtë, si dhe në se nuk i është kushtuar rëndësia e duhur një ndërhyrjeje të mundshme,” – tha në një panel diskutimesh të mërkurën, Michele Markoff, Zëvendëskoordinatorja për Kibernetikën në Departamentin amerikan të Shtetit.

“Ne po fillojmë një proces, apo mekanizëm, i cili lejon që në se diktojmë diçka, ta deklarojmë. Mënyra se si është trajtuar deri tani, ka qenë tepër e mundimshme.” – tha ajo.

Disa ish zyrtarë, po ashtu e vlerësuan urdhërin si “një hap në drejtimin e duhur.”

Skepticizëm në rritje

“Mendoj që ka për të qenë diçka e mirë”, – tha Sean Kanuck, ish zyrtar i zbulimit për çështjet kibernetike, tani në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Megjithatë, shtoi ai, vetëm urdhëri ekzekutiv nuk është i mjaftueshëm.

“Nuk e di në se ka për të qenë zgjidhja e plotë. Dyshoj në se kjo do të nxiste palën tjetër të bënte një analizë për kostot dhe përfitimet”, – tha ai.

Analistë të tjerë të kibernetikës janë edhe më pak optimistë.

“Takimi i Helsikit Trump-Putin në korrik, ka efekte vizuale që do të mbeten për një kohë të gjatë. Fjalët që u thanë në Helsinki ndoshta flasin më shumë se sa urdhëri ekzekutiv”, – tha Laura Galante, studjuese në Këshillin e Atlantikut, që ka punuar më parë me qeverinë amerikane.

Masa të tjera të mundshme

Edhe ligjvënës me peshë po tregohen të matur për këtë çështje.

“Një urdhër ekzekutiv që i jep presidentit kompetencat për të vendosur në se duhen ndërmarrë sanksione kundër atyre që sulmojnë demokracinë tonë, është i pamjaftueshëm.”- tha përmes një deklarate senatori Mark Warner kryetari demokrat i Komisionit të Zbulimti të Senatit.

Ndërsa dy senatorë, ai republikan Marco Rubio dhe ai demokrat Chris Van Hollen, u shprehën përmes një deklarate të përbashkët, se “Njoftimi i sotëm i administratës pranon ekzistencën e kërcënimit, por nuk e trajton atë.”

Ndërsa Krytari Republikan i Komisionit të Zbulimti të Senatit, Richard Burr, shprehu shpresën se urdhëri i ri ekzekutiv “do t’i çojë një mesazh të qartë” Rusisë, Iranit dhe të tjerëve.

Jo vetëm Rusia

Zyrtarë të administratës Trump thanë të mërkurën se nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të punuar me ligjvënësit për masa të tjera, por ata shtuan se nuk donin që të pritej për miratimin e ligjeve; ata theksuan se duhet vepruar pa humbur kohë.

Ndërsa një pjesë e legjislacionit të propozuar fokusohet tek Rusia, zyrtarët thanë se është e rëndësishme që ai të zbatohet edhe më gjerë.

“Ne kemi indikatorë jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Kina, që i kanë kapacitetet, ndoshta edhe Irani dhe madje edhe Koreja e Veriut”,- i tha gazetarëve të mërkurën Drejtori i Zbulimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara, Dan Coats.

“Ne vazhdojmë t’i analizojmë të gjitha ndikimet e mëparshme dhe ato të së ardhmes. Përpjekjet tona kanë për të vazhduar, për 24 orë në ditë, deri në zgjedhje.” – tha zoti Coats.

Tags: ekzekutivndajnderhyrjenënshkruansanksioneTrumpurdhërzgjedhje

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë
Rajoni

Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë

20:56 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
Next Post
KAS hedh “poshtë” Brukselin, veniten shanset për Skënderbeun

KAS hedh “poshtë” Brukselin, veniten shanset për Skënderbeun

A e dini se Air Albania do të ketë kapital themeltar vetëm 800 euro

A e dini se Air Albania do të ketë kapital themeltar vetëm 800 euro

Pogba vë në lëvizje gjithë botën me gjestin e tij kundër skllavërisë (Foto+Video)

Legjenda e United këshillon Pogban: Sillu si profesionist, mos u bëj mercenar







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com