Situata te Manchester United duket se është mjaft e tensionuar, raportet mes Paul Pogba dhe Jose Mourinhos sa vjen dhe acarohen më shumë. Duket se kampioni i botës është i vendosur për tu larguar nga “Djajtë e Kuq” dhe për këtë arsye atë e ka këshilluar edhe ish-lojtari i United, Gary Neville.
“Si një tifoz i Manchester United, unë me të vërtetë besoj se askush nuk është më i madh se klubi. Pra, nuk jam i interesuar për njerëzit që janë duke menduar klube të tjera. Nëse do ta ndaja dhomën e zhveshjes me të, këshilla ime personale do të ishte: Paul, padyshim që ju doni të luani në një klub tjetër, por sillu si profesionist. Mos u duk si një mercenar, nuk keni nevojë për këtë”, – tha Neville për gazetën britanike “The Times”.
Pogba, i cili arriti dy sezone më parë te Manchester United për 100 milionë euro nga Juventusi, ka qenë i lidhur me klube si Barcelona gjatë merkatos së kësaj vere.
Neville, i cili kaloi 19 vjet te Manchester United, gjithashtu mohoi se “Djajtë e Kuq” do ta ndalojnë Pogba të largohet, por klubi duhet ta mbrojë vlerën e vet, sepse ka investuar shumë para për mesfushorin francez.