Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ndalohet në Rinas Elvana Gjata/ Dëshmon këngëtarja: Nuk i njoh ata që u zunë me Ervinin!

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Pas disa javëve në kerkim policor si deshmitare, këngëtarja Elvana Gjata, është ndaluar të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës dhe është marrë në pyetje, për masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku gjatë përplasjes se armatosur mes grupit të të dashurit të saj Ervin Mata me grupin e Ervis Martinajt, mbeti i plagosur ky i fundit, u vra shoku i tij Fabian Gaxha dhe u plagos miku i tyre Eljo Hato.

Pak ore orë pas vrasjes këngëtarja ishte nisur jashtë vendit ku ka qëndruar deri të shtunën e kaluar. “Shqiptarja.com” zbardh rrëfimin e këngëtares Elvana Gjata dhënë në policinë e Tiranës, ditën e shtunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë.

Për 40 minuta qëndrim në policinë e Tiranës, Gjata ka pranuar se ishte e pranishme në 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Artisja e skenës shqiptare ka rrëfyer se ishte para lokalit “Monopol” pasi i ka dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata, dhe takimi mes tyre është realizuar në trotuari në ish-Bllok. Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen.

Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar në drejtim të Sky Tower. Në bazë të dëshmive të personave të pyetur por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

Ky është edhe momenti kur Elvana Gjata mendohet se është larguar me makina nga rrugica përballë lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Këngëtarja ka sqaruar se këta djem nuk i njihte dhe nuk i kishte parë ndonjehërë. Këtu me siguri ajo i referohet konfliktit të bashkëshortit të saj me biznesmenin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar. Pas pak ajo është larguar me makinë, dhe nuk kishte asnjë të dhënë se çfarë kishte ndodhur më pas. Policia e ka pyetur këngëtaren edhe për konfliktin e ndodhur brenda lokal “Monopol”, disa minuta pas sherrit në trotuar mes Ervin Matës dhe të panjohurve të saj, por Elvana Gjata ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur pasi nuk ka qenë në vendgjarje.

Këngëtarja ka pranuar se komandon Merviol Bilo, i cili ekzekutoi Fabian Gaxhen e plagosur Martianajn e Haton e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe me të dashurin e saj, Ervin Mata. Pas marrjes në pyetje së artistes ajo është lënë e lirë dhe njëherazi ka dalë nga kërkimi policor, pasi prokuroria nuk kishte kërkuar asnjë masë parandalimi ndaj saj, veç shoqërimit të detyrueshëm.

Kjo ishte dëshmia e parë e Elvana Gjatës të dhënë për këtë ngjarje, ndërkohë policia vijon të kërkojë Ervin Mata, ekzekutuesin Merviol Bilo dhe shokun e tyre Fabjol Alushi. Ish-polici Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua pak ditë më parë dhe u lirua. Në burg vijojnë të qëndrojnë dy personat e plagosur Ervis Martinaj dhe i njohuri i këtij të fundit Eljo Hato, ndaj të cilëve është vendosur nga gjykata masa e “arrestit në burg”./Shqiptarja.com/

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Gazetari: De Biazi është arbëresh! Habit ish-trajneri: E dija që jam shqiptar!

Vrasje me çekiç dhe ekzekutime mes detit, fati i të zhdukurve në Vlorë

Filmi shqiptar “Martesa” me tematikë të LGBT-së, kandidat për çmimin Oscar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com