Këngëtarja kryesore me grupin multi-platin “The Cranberries”, Dolores O’Riordan ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e vdekjes, por lajmi është konfirmuar nga një prej përfaqësuesve të këngëtares. Këngëtarja O’Riordan kishte anuluar një koncert me grupin e ribashkuar “The Cranberries” për një problem të shfaqur, ishte kthyer në Londër për një regjistrim.
Në deklaratën e mbajtur u tha se vdekja ishte e papritur. Përfaqësuesi i saj shtoj gjithashtu se pjesëtarët e familjes janë të shkatërruar nga ky lajm I paritur dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë.
Në një deklaratë të policisë metropolitane u konfirmua se trupi I O’Riordan ishte gjetur në hotelin “Park Lane:“Në këtë fazë të parë, vdekja e saj po trajtohet si e pashpjegueshme” u tha në fjalim nga policia.
Presidenti Irlanez Michael D Higgins tha se kishte dëgjuar për lajmin dhe se ishte nga ato më të trishtuarit duke thënë: “Për të gjithë ato që kanë dëgjuar dhe ndjekur muzikën irlandeze, këngëtarët irlandez, vdekja e saj është një humbje e madhe”.