Ish-futbollisti i Laçit Amadu Boiro është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Lajmi i vdekjes së 23-vjeçarit është bërë i ditur nga mediat senegaleze, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen. Në të kaluarën mesfushori kishte qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave të Senegalit. Boiro iu bashkua Laçit në verën e vitit 2017-të, por nuk arriti të linte gjurmë me skuadrën kurbinase, duke u kthyer në vendlindje, ku edhe u nda nga jeta.