Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare ish-gjenerali Rrahman Parllaku

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare ish-gjenerali Rrahman Parllaku

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare, ish-gjenerali Rrahman Parllaku i cili njihej gjerësisht si “Gjenerali i 3 epokave”.

Disa informacione të përgjithshme rreth jetës së tij: “Ai ka lindur në fshatin Novosej të Lumës, i biri i Latif Parllakut dhe Kadimes.

Shkollën fillore e kreu në Shishtavec. Në moshën 12-vjeçare filloi punë me babanë dhe vëllanë në profesionin e pastiçierit nga viti 1932 në Cakran të Mallakastrës dhe nga viti 1936 në Selenicë të Vlorës.

U kthye përsëri për të vazhduar shkollën dhe për të dhënë provimet. Me ndihmën dhe këmbënguljen e mësuesit të tij Salih Kolgeci, dhe të drejtorit të shkollës Myslim Sina nga Tërbaçi i Vlorës, arriti ta përfundojë arsimin fillor 5-vjeçar. Më 1930, babai i Rrahmanit, Latifi, së bashku me të vëllanë u largua për në Vlorë dhe Cakran të Mallakastrës. Nga viti 1936 deri në vitin 1939, Rrahmani punoi në Selenicë të Vlorës.

Në prag të pushtimit fashist të 7 prillit 1939 me vëllanë Selimin kushëririn Baftjarin bashkë me popullin e Selenicës zbritën në Vlorë për të kërkuar armë për të mbrojtur vendin nga pushtimi fashist. Të zhgënjyer e dëshpëruar nga qëndrimi i mbretit dhe qeverisë, që nuk e armatosën e organizuan popullin për luftë kundër fashizmit, u kthyen në Selenicë. Në nëntor 1939, hapën një lokal pastiçeri në qytetin e Vlorës.

Në protestën e zhvilluar më 28 nëntor 1941 kundër pushtuesve iu dha rasti që në kulmin e entuziazmit të protestuesve të dalë në krye për të mbajtur flamurin kombëtar që përpiqeshin ta rrëmbenin fashistët, aty mori një goditje në kokë. Pas kësaj dite përfshihet në njësitet guerile të qytetit, fillimisht guerilas i thjeshtë, pastaj përgjegjës grupi e njësiti dhe me pranimin si anëtar i Partisë Komuniste. Më 6 janar 1943 u caktua komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës deri më 28 nëntor 1943, kur e transferuan me detyrë komisar batalioni.

Pas rezultateve të mira në drejtimin e batalionit në luftimet kundër forcave naziste dhe ruajtjen e kompaktësisë të efektivit gjatë Operacionit armik të Dimrit 1943-1944, emërohet zëvendëskomisar i Brigadës së 8-të, e përuruar më 26 prill 1944 në Sheper të Gjirokastrës.

Gjatë muajit maj u mor me organizimin e Brigadës së 12-të Sulmuese dhe mbrojtjen e Kongresit të Përmetit. Më 8 qershor 1944 u transferua në Brigadën e 3-të Sulmuese dhe së bashku me anëtarët e shtabit që drejtonin këtë njësi përballoi me sukses Operacionin e qershorit të ushtrisë naziste. Pas këtij operacioni me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, brigada kalon në Shqipërinë e Mesme, me detyrë të spastrojë nga armiqtë zonat malore të Elbasanit e Tiranës e të sigurojë nga shpina forcat e Divizionit të 1-rë, që vepronin në Mat e Dibër dhe të mbronte bazën e Bizës, ku hidhnin materiale avionët aleatë. Në fillim të shtatorit, brigada me urdhër të Komandës së Përgjithshme mori për detyrë që së bashku me Brigadën e 5-të të kalonin në Kosovë për të shpejtuar çlirimin e kësaj zone e të ndihmonin në ngritjen e Këshillave Naconalçlirimtare si organe të pushtetit të ardhshëm për përfshirjen në masë të kosovarëve në luftë për t´iu bashkuar frontit antifashist të popujve dhe të dëmtonin e pengonin forcat gjermane në tërheqje.

Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të dhe u gradua kolonel. Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut. Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë. Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat. Me shkrirjen e saj e nxorën në lirim dhe e caktuan sekretar politik i Komitetit Qarkor të PK të Shkodrës. Me kërkesën e tij rikthehet në ushtri në detyrën e drejtorit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1947 i jepet grada kolonel. Në dhjetor të vitit 1947, Parllaku u caktua në detyrën e drejtorit Politik të Ushtrisë, detyrë të cilën e kreu deri në prill të vitit 1948, kur u dërgua të studionte jashtë shtetit. Parllaku ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike “Voroshillov”.

Pas kthimit nga studimet, ai u emërua drejtor i Drejtorisë së Organizim-Mobilizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit. Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë.

Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-leitnant. Në vitet 1969-1970 do të shërbente si komisar i Forcave Ushtarako-Ajrore dhe një vit më vonë u emërua zëvendësministër për Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë. Për merita të veçanta i është dhënë titulli “Hero i Popullit” dhe është dekoruar me 9 urdhra e tri medalje të luftës dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak. Parllaku, ka qenë zgjedhur deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973. Gjeneral Parllaku ka qenë kandidat i KQ të PKSH që nga tetori i vitit 1944 deri në Kongresin e Parë.

Në kongresin e Katërt rizgjidhet përsëri kandidat i KQ të PPSH dhe në Kongreset e Pestë e të Gjashtë anëtar i këtij Komiteti. Parllaku u arrestua dhe dënua për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandës me rrezikshmëri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991), si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”.

Duke pasur akuzën e rëndë të “tradhtisë ndaj atdheut”, të ashtuquajturit pjesëtarë të këtij grupi: Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako e Rrahman Parllaku nuk amnistoheshin nga ligjet në fuqi. Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë, dhe pushimin e akuzave të mësipërme. Ai është kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar”.

Tags: 100gjeneraljetaRrahman Parllaku

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
Ndahet nga jeta Rrahman Parllaku/ Meta: Lamtumirë gjenerali ynë fitimtar

Ndahet nga jeta Rrahman Parllaku/ Meta: Lamtumirë gjenerali ynë fitimtar

200 mijë nxënës më pak në banka këtë vit, në krahasim me fillimin e tranzicionit

200 mijë nxënës më pak në banka këtë vit, në krahasim me fillimin e tranzicionit

Njihuni me parashikimin e motit për javën, dhe kur pritet të nisin shirat

Njihuni me parashikimin e motit për javën, dhe kur pritet të nisin shirat

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com