Është arrestuar nga autoritetet gjermane biznesmeni, Ardian Xhillari, i cili ishte shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin. Arrestimi i biznesmenit është bërë nga INTERPOL-i i Gjermanisë, pasi ndaj tij kishte një fletëarresti ndërkombëtar pas skandalit me naftën.
Nafta e kompanisë Tea Construcion & Petrol nxirrej në në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore.
Ndërkohë pritet që biznesmenit të ekstradohet në Shqipëri ku do të japë llogari ndaj gjykatës në lidhje me veprimtarinë e tij korruptive.
Po gjatë kësaj të enjte, Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Xhillarin, 5 vite për ish-zv/drejtoreshën e Doganave Lule Njebza si dhe tre vite për Mirarbër Teneqexhi, ish-drejtori i Doganës së Tiranës, të përfshirë në skandalin e futjes së naftës së papërpunuar në tregun vendas. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore.
Ky hetim ka zgjatur për dy vite nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të tatimeve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin, ndërsa Xhillari po gjykohet në mungesë pasi prej nëntor 2017 ai është i arrestuar në Zvicër dhe ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.
Prokurorja e çështjes, Suela Salavaçi, e cila e mori dosjen nga kolegët e Fierit pasi këta të fundit shpallën moskopetencë, argumentoi para gjykatës se me dashje direkte Xhillari “ka realizuar të ardhura në mënyrë të paligjshme të cilat nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore me gjithë mundësinë financiare që kishte, si dhe ka riqarkulluar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar”.Ndërkohë, prokurorja Salavaçi kërkoi fajësi edhe për ish zv.drejtoreshën e Doganave, Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe ish-kreun e doganës së Tiranës për të njëjtën akuzë. Mbrojtja e tre të pandehurve do të lexojë pretendimet e saj javën që vjen. Të tre të akuzuarit nuk kanë pranuar fajin dhe pretendojnë se janë të pafajshëm.
Çështja ndaj tyre filloi pas një denoncimi nga Crown Agents, një kompani britanike e kontrakuar nga qeveria shqiptare për të ndihmuar doganat kundër kontrabandës në prokurorinë e Fierit në maj të vitit 2015. Në Dhjetor të po atij viti, prokuroria urdhëroi arrestimin e Njebzës dhe 6 doganierëve. Në Maj 2016 Prokuroria e çoi çështjen për gjykim, duke akuzuar administratorin e kompanisë Tea Construction and Petrol, Adrian Xhillari për “fshehje të të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. A
kuzë u ngrit edhe për ish kreun e Doganës së Tiranës Mirëarbër Teneqexhiu dhe ish zv/drejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza, si dhe doganierët Alfred Bushi, Syrja Misiraj dhe Adrian Alikaj për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Ndalohet në Gjermani per qellim ekstradimi shtetasit Adrian Xhillari. Në datë 1 shkurt 2018, Zyra Qëndrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ëiesbadeni/Gjermani, kanë arrestuar në Frankfurt me qëllim ekstradimi në Shqipëri shtetasin shqiptar Adrian Xhillari, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më datë 7 janar 2016, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës se sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajne akcize.
Gjatë vitit 2015 shtetasi Xhillari duke qenë administrator i kompanisë “Tea Construction&Petrol sh.a.” në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit.