Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Na hëngri goja!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Na hëngri goja!

Nga: Lorenc Vangjeli

Kur opozita ngrin protestat dhe qeveria vesh rrobat e banjos, kur bëjnë pauzë përleshjet në studio televizive dhe gjithë shqiptarët duket se gjejnë paqe nën diellin e nxehtë të Mesdheut, pra, kur politika, sporti kombëtar në atdhe mer pushimet e verës, atëherë si me magji zënë e shfaqen hallet reale të qytetarëve. Një prej të cilëve, e ndoshta pa asnjë dyshim e dilemë, është siguria ushqimore.

Të moshuarit përdornin dikur një shprehje drithëruese nga ato që mund t’i shpikë vetëm halli i skajshëm: Na hëngri goja! Një lloj ankese varfërie që dëshmonte hallin e frikshëm të shqiptarëve që historikisht luhateshin po në skajet e varfërisë dhe të pamundësisë për të gjetur ushqimin bazë. Sot është ndryshe.

Ndonëse uria ekstreme përgjithësisht mungon, përjashtuar raste gjithashtu ekstreme, shprehja e hershme e të moshuarve, është sërish në nivel alarmi: Goja rrezikon t’i hajë sërish shqiptarët! Kësaj here për shkak të frikës mbi çfarë konsumohet si ushqim. Domate të skuqura më herët, pjepra të manipuluar, shalqinj jeshilë, kastravecë ekstremë që do të turpëronin edhe vanitetin e meshkujtve me mendjemëdhenj, djathtë me niseshte, mishra e sallame shumëvjeçarë, bukë pa proteina apo shumë e shumë produkte të tjera ushqimore të skaduara shndërrohen në armikun e egër në tryezën e çdo shqiptari.

Askush nuk di të thotë shkallën e rrezikshmërisë që vjen nga ushqime të tilla, të cilat, banditë të tjerë, keta lloj vrasësish të rinj serialë, që mund të jëbë fermerë, blegtorë, importues apo tregtues, e sjellin në këmbim të parave në shtëpitë shqiptare.

Ankthi është i qartë, por ky armik që është edhe real, edhe legjendë urbane në shumë raste, është edhe i vërtetë, por edhe ekzagjerim, histeri kolektive apo dhe luftë tregtare, luftohet sërish me mendësi të vjetra. Me gjuhë force, njëlloj si boksi në balet. Dhe vetëm më grushta e jo me mend. Në Tiranë besojnë se gjithçka duhet të pritet nga shteti dhe vetë shteti nuk di të bëjë më shumë se të sillet si polic me nerva. Që kujtohet kur i vjen halli tek dera dhe hakërrehet me arrogancë se do të bëjë namin, se do të mbushë burgjet me fajtorë dhe sulet në luftë me gjoba, kontrolle, heqje licensash, deri sa ndodh një hall tjetër dhe fushata për sigurinë ushqimore harrohet.

Në fakt, kësaj lufte i mungon aleanca më e domosdoshme e mundshme, ajo me qytetarin si hallka e fundin e konsumatorit. Vetë qytetari duhet të jetë edhe objekt, edhe subjekt i kësaj lufte duke kuptuar se askund në botë, beteja të tilla që zgjasin përgjithmonë, nuk fitohen vetëm me masa respresive. Çdo qytetar e ka të lehtë që aty ku dyshon, me mjete të thjeshta dhe në kushte shtëpie, të garantohet për cilësinë e shumicës së produkteve që konsumon. Duke kursyer dhembjen e tij, por dhe duke denoncuar më pas banditin që e ka detyruar të blejë të keqen me para. Në një rast të tillë, shteti duhet të kujtohet për atë që quhet edukim i publikut dhe duhet ta bëjë me mjetet e veta duke mos kursyer asnjë mjet.

Ndaj thuhet se është më mirë të dish se të kesh. Ndaj është kaq keq në Tiranë, sepse kësaj ane, as dihet dhe as kihen mend për të sjellë ndërmend mbrojtjen e duhur nga armiku i përbashkët që vjen në çdo tryezë. Që kërcënon fëmijë e të moshuar dhe i bën qesharakë të gjithë ata burra dhe gra seriozë që flasin për vota e veto dhe betohen për zgjedhje e zgjidhje. /JavaNews.al

 

Tags: lorenc vangjeliopozitaprotestasiguria ushqimore

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Periudha tranzitore do të kapërcehet shumë shpejt

Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Periudha tranzitore do të kapërcehet shumë shpejt

Patozi: Reforma në Drejtësi ende e largët, na i kurseni mallkimet e gotat e shampanjës

Patozi: Reforma në Drejtësi ende e largët, na i kurseni mallkimet e gotat e shampanjës

Hidhet shorti i Ligës së Evropës, ja kundërshtari i mundshëm i Partizanit

Hidhet shorti i Ligës së Evropës, ja kundërshtari i mundshëm i Partizanit







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Abuzoi me një të mitur, ndalohet në Kakavijë 17-vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

Abuzoi me një të mitur, ndalohet në Kakavijë 17-vjeçari i shpallur në kërkim

by mirseda
11:51 | 04/04/2026
0

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi...

Goditën me grushte duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim autori

Goditën me grushte duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim autori

10:56 | 04/04/2026
Bllokohen 4 tonë produkte bimore të firmës “Merja”, ishin pa etiketë dhe informacion

Bllokohen 4 tonë produkte bimore të firmës “Merja”, ishin pa etiketë dhe informacion

10:30 | 04/04/2026
DW: Paralajmërimi i SHBA për Shqipërinë, alarm apo rutinë?

DW: Paralajmërimi i SHBA për Shqipërinë, alarm apo rutinë?

10:02 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com