Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“Na falni që iu prekëm plagët”, fjalimi prekës i poetit shqiptar kundër Handke

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
“Na falni që iu prekëm plagët”, fjalimi prekës i poetit shqiptar kundër Handke

Poeti i njohur shqiptar, Shqiptar Oseku ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kundër shkrimtarit austriak Peter Handke.

Kujtojmë se ky i fundit u shpall fitues i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2019-të.

Oseku ka bërë publik një fjalim mjaft prekës kundër vendimit të Akademisë Suedeze për të nderuar me Nobel Peter Handke.

Reagimi i tij i plotë: “Fjala ime në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Unë quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetëm, jam me ambasadoren e Kosovës, me ambasadorin e Shqipërisë, e ambasadorët e Bosnes, të Kroacisë, të Turqisë, që refuzuan të hanë bukë e turp sonte.

Ata zgjodhën sonte më mirë të rrinë me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Një falenderim edhe për organizatorët e këtij takimi, që na mundësuan t’i dalim zot të vërtetës sonë, të vdekurve e të gjallëve tanë.

Unë vi nga Gjakova, një qytet në kufi me Shqipërinë që pësoi Bosnen e vet me 1999. Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnes. Burra e gra të vrarë, dhunime, fëmijë e pleq të masakruar.

Por sonte këtu nuk dua të jem veç shqiptar. Sonte dua të jem edhe boshnjak. Dua të jem nga Sarajeva. Dua të jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua të jem nga çdo pëllëmbë e asaj Bosne që e mbytën në gjak kriminelët të cilët i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam këtu me vajzën time që ka lindur në Suedi. Dhe si suedez dua të them atë që duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur të mos ishte e mbytur në relativizëm moral. Dua të them se më vjen turp, sa turp. Dhe dua të ju them të gjithëve na falni: na falni që ju prekëm plagët.

Ju falemnderit!”

Tags: fjalim prekeshandkepoet shqiptarsarajeva

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Tërmeti i ka lëvizur çdo tullë pallatit, pronari: Nga 65 e merr 55 mijë euro

Tërmeti i ka lëvizur çdo tullë pallatit, pronari: Nga 65 e merr 55 mijë euro

“Varri i Perandorive”, Talebanët sulmojnë fuqishëm bazën amerikane në Afganistan

“Varri i Perandorive”, Talebanët sulmojnë fuqishëm bazën amerikane në Afganistan

Vasili-qeverisë: Hartoni planin sanitar. Zonat e prekura kanë potencial epidemik

Pikëpyetjet pas tërmetit/ Vasili: Hiqni dorë nga presioni politik







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com