Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Na duhet një president

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila

Në artikulimin e opozitës sot, i mëshohet faktit që Rama ka uzurpuar gjithë pushtetet. Në fakt ka nja tre më pak se Berisha dikur, dhe janë Presidenca, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Banka Qendrore. (Nuk po citojmë Avokatin e Popullit që e ka sot opozita dhe dikur e kishte Rama, pavarësisht se Iglit i kemi harruar emrin).

As Gjykata Kushtetuese nuk është nën kontrollin e tij të plotë. Ndaj do ishte etike që ky argument mos përmendej. Por këto janë vetëm aksesorë. Më e rënda është që presidenca e ka humbur tërësisht paanësinë.

Nëse deri dje të majtët ankoheshin nga sjellja e Z. Nishani i cili pavarësisht përkatësisë partiake, diti të ruante institucionalitetin e asaj që përfaqësonte brenda kornizave ligjore, Meta nuk po kujdeset aspak.

Tashmë i vetëdijshëm se bashkëshortja e tij dhe Tit Vasili nuk janë në gjendje të ndalojnë errozionin që po pëson baza e LSI-së; i bindur se grupimi i tij nuk është punë ideologjish por kontratash personale me udhëheqësin, Ilir Meta ka zbritur vetë në fushë.

Dhe nuk ka bërë keq, nëse e gjykojmë nga interesi partiak. Madje kot presim që ai të sillet si president. Historikisht, qoftë kur kishte poste partiake, qoftë kur kishte poste shtetërore, ai ka qenë i tillë që mendonte për pozicionimin e mbështetësve të tij. Asnjëherë Meta nuk ka menduar si shtetar. Është partiak klasik. Dhe nuk i ka dalë keq.

Prania e tij në zgjedhjet e 2017-ës, pavarësisht se kishte mandatin e presidentit të zgjedhur, bëri që të përballonte presionin e madh të dy partive madje të rritej. Arsyet e rritjes janë fluide nga zgjedhja në zgjedhje dhe kjo falë nuhatjes së tij. Vetëm se këtë rradhë e ka keq.

Tani do jetë fitore nëse argjinon rrjedhjet dhe mban basenin e votave të tija në nivelin e 80 mijëve. Por duke qarë hallet e LSI-së, është harruar kush qan hallet e popullit. Dhe Ilir Meta është vënë aty që të ruajë ekuilibret e pushteteve. Aq më shumë në një kohë të tillë mungese pushtetesh.

Por ai e ka ndarë mendjen, dhe politikisht, duke parë hallin e tij, ka të drejtë. Dhe nga ky zhbalancim nuk do t’i hyjë ferrë në këmbë. Vetëm se pushtetit të ri që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit i duhet të ndajë mendjen çfarë do bëjë me atë institucion.

Rama nëse do ta mbajë kështu siç është, duhet të zgjedhë një njeri politik dhe jo produkt pazaresh. Ndërsa nëse fiton Basha, ta lerë premtimin bosh të kufizimit në dy mandate të kryeministrit por të premtojë një president qe zgjidhet nga populli.

Një minë qarkulluese me fitil të ndezur në pallatin e presidencës, që herë premton revolucione e protesta e herë luftë gjelash me kryeministrin, është e tepërt për një shtet 109-vjeçar në shekullin XXI.

Tags: Dritan Hilaopinionpresident

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
SHBA/ Masa të reja për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes së hakerëve rusë

SHBA/ Masa të reja për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes së hakerëve rusë

Përplasi qëllimisht për vdekje ish-kolegun, gjykata lë në burg 60 vjeçarin

Përplasi qëllimisht për vdekje ish-kolegun, gjykata lë në burg 60 vjeçarin

Numra të frikshëm, ja sa gola realizon Mesi prej 15 vitesh

Plot 500 milionë euro/ Ofertë e çmendur, klubi anglez mbulon me ar Lionel Mesin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë
Kosovo

Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë

by mirseda
15:07 | 23/02/2026
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur edhe një herë fajtor D.A., duke e dënuar me 13 vjet...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

15:05 | 23/02/2026
“Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin”, Manja: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun

“Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin”, Manja: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun

15:03 | 23/02/2026
Zbardhen rekomandimet e 5anëtarëve të opozitës:Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

Zbardhen rekomandimet e 5anëtarëve të opozitës:Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

14:41 | 23/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com