Përplasi qëllimisht për vdekje ish-kolegun, gjykata lë në burg 60 vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Mhill Gegën, i cili aksidentoi për vdekje me makinë Mark Gjekën. Gega është përballur me akuzën për “vrasje me dashje”.

Ai tha në gjykatë se ai nuk ka dashur ta përplasë me makinë, por nuk ka mundur dot të frenojë pasi makina ka rrëshqitur nga akulli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, ku Gega përplasi me makinën e tij për vdekje Mark Gjekën.

Presonat në fjalë ishin në konflikt me njëri tjetrin prej disa kohësh. Viktima dhe 68-vjeçari kishin qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje, ku dhe kishin nisur konfliktet e para mes tyre që prej vitit të kaluar, ku kishin përfunduar në Polici.